Arkiv

Archive for the ‘Te Ndryshme’ Category

OperaMini më i përdorur gjatë pasditeve

29 Qershor, 2010 Lini një koment

Opera ka lëshuar raportin e saj të fundit të emërtuar “Gjendja e Webit në Mobil”, ndërsa edhe një herë thotë se ka regjistruar rritje të konsiderueshme, me përdoruesit e shfletuesit të saj Opera Mini, një rritje prej 4,2% krahasuar me prillin e këtij viti. Që nga ajo periudhë, shikimet e faqes kanë shkuar deri në 7,7 për qind më lartë, thotë Opera.

Për këtë raport, Opera ka analizuar periudhën 24-orëshe për të parë se si Opera Mini është përdorur gjatë gjithë ditës në të 10 vendet më të frekuentuara sipas vizitave (Indonezia, Rusia, India, Kina, Nigeria, Ukraina, Afrika e Jugut, Shtetet e Bashkuara, Vietnami dhe Mbretëria e Bashkuar).

Rezulton se për të gjitha vendet, pa marrë parasysh dallimet në ekonomi, kulturë apo vendndodhje, katër orët në mes 20:00 dhe mesnatës, me  sa duket është koha kryesore për një sasi disproporcionale të konsumit të të dhënave në telefonat mobil.

Opera gjithashtu ka gjetur se gjatë periudhës 24-orëshe, niveli më i lartë i përdorimit të shfletuesit Opera Mini është gjatë natës, nga 20:00 deri në mesnatë me pak dallim në të dhënat e konsumit në mes të javës dhe fundjavave, për të gjitha 10 vendet e përshkruara më lartë.

HP blen kompaninë Palm

Kompania Palm njëfarë vakti ka qenë sinonim për kompjuterë të dorës, mirëpo kur këtë funksion e morën përsipër telefonat e mençur, në Palm nuk e gjeten veten edhe aq mirë. Përkundër ndryshimit të fundit radikal në filozofi, paraqitjes së platformës së avancuar mobile webOS si dhe celularit të lavdëruar Palm Pre, ata vazhduan të bëjnë afarizëm keq, prandaj dalja nga kjo rrugë pa krye ishte shitja tek gjiganti Hewlett-Packard.

Shitblerja është miratuar nga bordet e të dy kompanive e HP do të blej aksionet e Palm për 5.70 dollarë për aksion, që gjithsej i bie 1.2 miliardë dollarë.

“Strategjia inovative e Palm ofron një platformë ideale për zgjerimin e strategjisë mobile të HP-së dhe krijimit të përvojës unike në në më shumë pajisje mobile të ndërlidhura”, ka thënë përfaqësuesi i HP-së Todd Bradley.

Mirëpo, mbetet pikëpyetje se sa kohë do t’i nevojitet HP-së të integrojë Palmin në afarizmin e vet, kur merret parasysh që konkurrentët si iPhone OS e Android tanimë kanë shkuar shumë përpara. Sa për ilustrim, dyqani online i aplikacioneve nga Palm numëron vetëm qindra aplikacione, derisa tek iPhone e Android ato numërohen me dhjetëra mijëra.

Japonezët po punojnë në platformën e vet mobile

Thua ti nuk po na dalin sa duhet ato që i kemi, e tash kompanitë japoneze kanë vendosur t’i bashkojnë forcat dhe të paraqesin platformën e vet mobile. Versionet e para të pajisjeve me platformë të tillë do të duhej të paraqiteshin në treg në pranverën e vitit 2012.

Fujitsu, Sharp, Panasonic e NEC planifikojnë të zbatojnë platformë të re mobile në pajisjet e tyre, të cilën do të duhej ta përpunonte kompania NTT DoCoMo. Me këtë gjë shpenzimet e zhvillimit të pajisjeve të reja do të zvogëloheshin për hiq më pak se 50 për qind.

Platforma e re mobile do të duhej të jetë kompatibile me ato ekzistuese, Symbian e Linux, dhe të sjellë mundësi të shumta të reja në pajisjet mobile. Celularët e tillë, për shkak të sistemit të ri, do të duhej të mundësonin paraqitje më të mirë të video-përmbajtjeve të kualitetit të lartë dhe automatikisht të mbështesin grafikën tredimensionale, që në fund do të duhej t’u ofronte përdoruesve kënaqësi më të madhe në multimedia.

Sipas paralajmërimeve, platforma e re mobile do të duhej të mbështeste edhe sistemin operativ Android të kompanisë Google, e variantet e para komerciale të pajisjeve do të duhej të dalin në treg gjatë pranverës së vitit 2012. /Telegrafi/

Symbian para Androidit?

Sipas analizës së kompanisë së hulumtimeve IDC, Symbian deri në vitin 2013 do të duhej të jetë sistem dominues operativ në telefona të mençur, para atij Android.

IDC e bazon parashikimin e vet në pozicionin jashtëzakonisht të fuqishëm të Nokias e cila e përdorë sistemin Symbian në pajisjet e saja dhe faktit se edhe më tutje mbetet prodhuesi më i suksesshëm i telefonave të mençur dhe atyre “të marrë”.

Vendi i dytë do t’i takoj Androidit i cili do të duhej të tejkalonte sistemin operativ Windows Mobile, derisa pajisjet me Blackberry do të janë në vendin e katërt.

Sipas kësaj analize, Apple iPhone do të mbetet i pesti deri në vitin 2013 sa i përket shpërndarjes së tij, por kur merret parasysh shitja në rritje e Apple iPhone, dihet kush është fituesi i vërtetë, e për më shumë kur pritet edhe shitja e 68 milionë pajisjeve tjera nga kjo kompani.

Pritet që të rritet edhe depërtimi në treg edhe i pajisjeve me ndonjë prej versioneve të gjenerike të Linux, si dhe ato të bazuara në sistemin webOS.

Windows Live Messenger i ri për celularët Windows

Kompania Microsoft ka lëshuar versionin e ri të Windows Live Messenger për telefonat celularë të cilët shfrytëzojnë platformën Windows.

Telefonat celularë të cilët funksionojnë me sistemin operativ Windows Mobile Standard apo Professional (6.x) tani mund të mbesin të lidhur me Windows Live Messenger, Hotmail e funksionon “What’s New”.

Windows Live Messenger për celularët me Windows (Pro) është i dedikuar për ata të cilët posedojnë ekran të ndjeshëm në prekje, derisa versioni standard është i dedikuar për pajisjet tjera mobile.

Një telefon mobil që punon me Coca-Cola

10 Janar, 2010 2 komente

Nokia ka zbuluar një prototip të telefonit të saj, të dizajnuar nga Daizi Zheng. Ky celular do të punojë në bazë të energjisë që do të prodhohet nga bio-bateritë, ndërsa si “lëndë ndezëse” do të shfrytëzohet Coca-Cola.

Celulat do të punojnë me sheqer, që nuk është risi në botën e teknologjisë, mirëpo dizajneri Zheng ka dashur të tregojë se ka vend edhe për inovacione të tjera.

Natyrisht, nuk është për t’u kundërshtuar fakti se me vete do ta kemi një bateri ekologjike – që ka jetëgjatësinë shumë të më madhe se bateritë standarde.

“Nexus One” do të mund të tejkalonte iPhone

22 Dhjetor, 2009 Lini një koment

“Nexus One”, telefoni celular i makinës më të madhe të kërkimit në botë Google për tre vjet do të mund të merr udhëheqjen në treg nga celulari i popullarizuar iPhone i kompanisë Apple, vlerësojnë në kompaninë e hulumtimeve Gartner.

Google është duke negociuar me operatorin e telefonisë mobile T-Mobile për të komercializuar Nexusin, të cilin do të duhej ta prodhonte kompania tajvaneze HTC, njoftojnë agjencitë.

Kompania gjigante amerikane ka filluar negociatat me T-Mobile në mënyrë që në vitin 2010, me çmim më të lirë, t’u ofrojë parapaguesve të T-Mobile telefonin e vet të mençur, një kombinim i telefonit mobil dhe kompjuterit të xhepit të përshtatur për dërgim të postës elektronike.

Është paralajmëruar se negociatat do të duhej të fillonin së shpejti edhe me operatorët tjerë. Nexus do të pajisjet me sistemin operativ të Google me kod të hapur Android, të cilin tanimë e shfrytëzojnë Samsung, LG, Motorola, Sony Ericsson e HTC.