Arkiv

Archive for the ‘SonyEricsson’ Category

Sony Ericsson refuzon kompaninë Google

Nëse mund t’u besohet fjalëve të presidentit të Sony Ericsson, kompania ka refuzuar prodhimin e celularit Nexus One për kompaninë Google.

Në një intervistë për një të përditshme suedeze, presidenti i Sony Ericsson Bert Nordberg ka deklaruar se Google ia kishte ofruar përpunimin e celularit Nexus One më së pari kësaj kompanie. Megjithatë, prodhuesi suedezo-japonez ka refuzuar kompaninë Google, prandaj prodhimin e Nexus One e kishte marrë përsipër HTC.

Arsyeja e refuzimit të bashkëpunimit me kompaninë e madhe Google, për të cilën gjë shumëkush do t’i binte në gjunjë, sipas Norbergut është çështje reputacioni. Në fakt, në Sony Ericsson nuk dëshirojnë t’i përcjellë “hija e keqe” se bëjnë celularë për të tjerët. Në vend të ksaj, kompania dëshiron të prodhojë ekskluzivisht celularët të cilët do t’i shet nën emrin e vet.

Sony Ericsson XPERIA X10

Telefoni i parë i mençur me Android nga Sony Ericsson ka nisur turnetë e veta nëpër gazeta dhe prezantime …

Sony Ericsson më në fund e ka lëshuar telefonin e vet të parë të mençur të bazuar në sistemin operativ Android të kompanisë Google. Edhe pse ishte paralajmëruar se shenja dalluese e tij do të jetë XPERIA X3, tani ajo është ndryshuar në XPERIA X10. Sigurisht arsye për këtë ndryshim të emrit ka qenë Nokia X3 gjë që do të mund të hutonte blerësit potencial.

Pajisja është e bazuar në procesorin Snapdragon të Qualcomm prej 1 GHz, e ka ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej katër inçësh.

Fotoaparati/kamera e integruar ka rezolucion prej 8.1 megapiksela, e veçanti e zbatimit të Androidit në X10 është pamja e tij punuese, që gjoja deri tani është e paparë …

Mrekullia Sony Ericsson Satio (Idou)del në shitje

Modeli i shumëpritur me fotoaparat prej 12 megapikselash nga Sony Ericsson përfundimisht ka dal në shitje, por me çmim të lartë, madje edhe për tregun evropian.

Sony Ericsson Satio (Idou) është celular fotoaparati i të cilit ka hiq më pak se 12.1 megapiksela, me auto-fokus në prekje, blix Xeon, lidhje Wi-Fi, e të dhënat ruhen në kartelën microSDHC dhe të gjitha këto në sistemin e shkëlqyeshëm operativ Symbian S60 OS 5th edition.

Hardueri i celularit të ri është shumë i ngjashëm me konkurrentët: 600Mhz AMR Cortex CPU me sistemin grafik PowerVR SGX, e në të njëjtin konfigurim bazohen edhe Apple iPhone 3GS, Nokia N900 e Samsung i8910 Omnia HD.

Gjithsesi çmimi prej 550 eurosh është i lartë, por pajisja Sony Ericsson Satio (Idou) është shumë e kërkuar, prandaj nuk do të duhej të ketë probleme me shitjen.

Xperia e re do të bazohet në Android

f.0706105916436_m Kompania Sony Ericsson po na e përgatit një befasi të këndshme: versionin e ri të telefonit të tyre më të fuqishëm të mençur, Xperia, por kësaj radhe me sistemin operativ Android nga Google. Nga portali danez Mobil pohojnë se kanë depërtuar deri tek dokumentet interne nga Sony Ericsson në të cilën përshkruhet Xperia e re, dhe këtë e kanë përshkruar me fotografi bukur bindëse. E tash, ku është “forja”? Epo, Xperia e parë, edhe pse e fuqishme në letër, thjesht e ka pasur platformën e gabuar. Windows Mobile 6.1, e cila atë kohë ka qenë në lojë, thjeshtë është platformë e keqe në krahasim me konkurrencën, që e ka dëshmuar edhe vet kompania Microsoft e cila pas një varg kritikash i ka paraqitur dy versionet e saj të radhës: Windows Mobile 6.5 (e cila veçmë është në qarkullim) si dhe Windows Mobile 7.0 e cila pritet të dalë. Mirëpo, për Xperian ndoshta tanimë është vonë, nëse mund t’u besohet të dhënave nga portali Mobil, në Sony Ericsson kanë vendosur që modeli i ri të bazohet në platformën Android të kompanisë Google, që, nëse na pyesni neve, është zgjidhje shumë më emirë. Për pajisjen e re nuk dihet shumë, por ajo që dihet tingëllon tepër mirë për të qenë e vërtetë: fotoaparat me rezolucion prej tetë megapikselash dhe procesori Snapdragon nga Qualcomm me takt punues prej 1 GHz? Sigurisht që as ne nuk do të ankohemi, nëse këto dhëna të dalin të janë të sakta.

Së shpejti arrin telefoni Sony PSP

f.0629122814270_m

Kompania Sony në të ardhmen e afërt do të mund të paraqiste edhe telefonin e saj PSP, pohon revista Nikkei Business Daily dhe shton se lajmin e kanë marrë nga burimet e afërta me kompaninë.

Revista pohon se kombinimi i lojës bartëse dhe telefonit të Sony Ericsson do të mund të përmbushte shumë pritje të përdoruesve potencialë, posaçërisht nëse kjo pajisje do të ofrohet me çmim të arsyeshëm.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters njofton se në Sony Ericsson kanë refuzuar të komentojnë thashethemet mbi telefonin/konzolën e re, mirëpo nuk do të thotë edhe se thashethemet gjithmonë duhet të janë të sakta.