Arkiv

Archive for the ‘Samsung’ Category

Samsung ofron telefona falas, për të gjithë të pakënaqurit me iPhone 4!

27 Korrik, 2010 1 koment

Duket se gjiganti i teknologjisë Samsung, është duke dhënë falas telefona të linjës Galaxy S për të gjithë poseduesit e pakënaqur të iPhone 4, të cilët janë të frustruar nga problemet e thirrjeve që ata i kanë me këtë të fundit.

Një llogari në Twitter e quajtur @samsungukmobile është duke i kontaktuar njerëzit që i kanë paraqitur  vështirësitë e tyre me iPhone 4 në këtë rrjet social, duke u kërkuar atyre të paraqesin të dhënat e tyre të kontaktit për të marrë një telefon falas nga kompania Samsung.

Një nga personat e frustruar me iPhone 4 ishte edhe Tiffany Nieuwland, e cili tha për revistën Wired: “iPhone 4 dhe unë kemi qenë të pandashëm për gati një muaj. Por muaji i mjaltit mes nesh përfundoi këtë javë, pas disa thirrjeve të parealizuara , dhe pamundësia e papritur e pa sqaruar për të bërë ose për të marrë telefonata, më ka lënë të pakënaqur” tha ajo.

“Më pas unë bëra atë që gjithkush po e bën këtyre ditëve. Postova ankesën time në Twitter. Më pas ndodhi befasia, kur në një mëngjes unë jam kontaktuar nga profili i kompanisë Samsung, i cili më ofronte modelin e fundit të Galaxy S” tha përdoruesja e dikurshme e iPhone 4, e cila pasi e kontaktoi kompaninë Samsung e kuptoi që oferta ishte legjitime, dhe se Samsung me të vërtetë e ofron këtë mundësi.

Kjo është një qasje interesante dhe e pazakontë për promovimin e pajisjes, e cila mbështetet nga Android 2,1 dhe përmban një ekran të madh AMOLED me 4,0-inç.

Ekran i lakueshëm AMOLED nga Samsung

Gjatë dy viteve të ardhshme Samsung ka për qëllim të filloj me prodhimin e versioneve më të qëndrueshme te ekraneve plastike AMOLED për celularë.

Ekranet e reja do të kanë mundësi të mbështjelljes dhe rezistencë më të theksuar nga goditjeve dhe dëmtimeve fizike, duke ruajtur të gjitha përparësitë e kësaj teknologjie.

Supozohet se Samsung planifikon ta arrijë këtë gjë me instalimin e TFT-së drejtpërdrejt në filmin plastik dhe me zëvendësimin e mbrojtjes së deritanishme nga vinili me një version tjetër me poliamide.

Kompania parasheh një kërkesë më të madhe të ekraneve më të holla dhe të lehta AMOLED, e këto versione më të qëndrueshme do të fillojnë prodhimin masiv nga viti 2012. /Telegrafi/

Të gjithë telefonat Galaxy S me Android 2.2

Samsung është duke u përgatitur të sjell versionin e ri Android 2.2 në të gjithë spektrin e telefonave Galaxy S të cilët së shpejti do të jenë në dispozicion nëpër shumë operator mobil, thuhet në postimin e fundit të kompanisë në Twitter.

Secila prej këtyre pajisjeve ende do të shitet me versionin aktual 2.1 të sistemit operativ Android, mirëpo në pritje të azhurnimit me versionin e ri 2.2 dhe Adobe Flash 10.1 i cili do të vjen në ndërkohë.

Në spektrin e telefonave Galaxy S pritet të vijë modeli Vibrant i cili është i dedikuar për T-Mobile, Fascinate në Verizon dhe Captivate në AT&T. Modeli tjetër, Epic i cili posedon tastierë të plotë QWERTY me rrëshqitës dhe dy kamera, gjithashtu pritet të ketë versionin e ri Android 2.2, pas lansimit zyrtar me kompaninë Sprint.

Samsung Galaxy S

Telefoni i ri i mençur i Samsung ka ekran të madh dhe procesor të shpejt, e në shitje del gjatë këtij viti.

Në ngjarjen CTIA Wireless në Las Vegas Samsung ka paralajmëruar paraqitjen e telefonit të mençur Galaxy S, të bazuar në Android 2.1.

Pajisja ka ekran 4-inçësh Super AMOLED me ngjyra të gjalla (800 x 480 piksela) i cili falë teknologjisë mDNIe (e cila është parë edhe tek disa televizorë LCD të Samsung) paraqet fotografi të pastër dhe video me definicion të lartë.

Shpejtësinë e punës e siguron edhe procesori i Samsung me takt prej 1 GHz, e kompania lavdëron edhe eko-sistemin Smart Life, i cili përdoruesve do të duhej t’ua lehtësojë dhe përshpejtojë përdorimin e shërbimeve të ndryshme online.

Në këtë celular janë integruar edhe navigacioni GPS me kartela 3D si dhe fotoaparati prej pesë megapikselash. Fillimi i shitjes pritet së shpejti derisa çmimi nuk është i njohur.

Samsung paraqet kartela të cilat pothuajse nuk i prish asgjë

13 Dhjetor, 2009 Lini një koment

Gjiganti jugkorean i elektronikës shpenzuese ka paraqitur tri kartela të memories të rezistueshme edhe për kushtet më ekstreme.

Sipas pohimeve nga Samsung, paleta e saj e re e kartelave është në gjendje të durojë rëniet dhe goditjes, ujin dhe rrezatimet magnetike. Në të njëjtën kohë, supozohet se kartelat mund të durojnë peshë prej 1.6 tonësh, mirëpo tani për tani nuk e dimë asnjë rast kur kjo gjë do të mund të na nevojitej.

Sa i përket hapësirës së të dhënave, kartelat janë paraqitur në variante të kapaciteteve prej 4, 8 i 16 GB në formatet microSD e SD dhe kapacitet 4 e 8 GB në formatin Compact Flash.

Çmimet dhe koha e saktë e paraqitjes në treg tani për tani mbeten të panjohura.

Samsung shet mbi 50 milionë celularë TuchScreen

Gjiganti korean ka njoftuar se deri më tani ka shitur mbi 50 milionë celularë me ekrane të ndjeshme në prekje. Prej këtij numri, madje 40 milionë prej tyre janë shitur në 11 muajt e këtij viti.

Në kompani shitjen e mirë ia veshin kërkesave të shtuara të tregjeve për pajisje të avancuara dhe mundësinë që pajisjet me ekrane të ndjeshme në prekje ofrojnë.

Modelet më të popullarizuara kanë qenë S5230 i cili është shitur në mbi 10 milionë njësi, më pas F480 me nëntë milionë, si dhe Corby i cili brenda një periudhe të shkurtër kohore është shitur në tre milionë njësi.

Deri në fund të vitit Samsung do të mund të shes gjithsej 200 milionë celularë.

Samsung paraqet sistemin e ri operativ për celularë – Bada

13 Nëntor, 2009 Lini një koment

Praktika e platformës së hapur është politikë me të cilën shërbehet një pjesë e madhe e prodhuesve të sistemeve operative, e kjo krejt me qëllim që në zhvillimin e aplikacioneve të përfshihet edhe komuniteti online. Kësaj politike kanë vendosur t’i drejtohen edhe në Samsung.Nën emërtimin bada na vjen edhe një sistem operativ i dedikuar për pajisjet mobile i cili do të tentoj të grabis pjesë të tregjeve nga sistemet e etabluara si Windows Mobile, Palm webOS, Apple iPhoneOS, Android e të ngjashëm.

Siç theksojnë në Samsung, bada do të jetë platformë e hapur, që do të nënkuptonte se kompania do t’u ofrojë programin e platformës programuesve në mënyrë që për të të zhvillojnë aplikacione dhe shtojca.

Zhvillimi i aplikacioneve nga programuesit e “jashtëm” është faktor i rëndësishëm për sukses të një platforme të caktuar, që më në fund e kanë pranuar edhe në Samsung.