Arkiv

Archive for the ‘Palm’ Category

Palm kërkon blerës.

Supozohet se Palm nuk mund të përballet më me humbjet, prandaj kërkon blerës të cilët do të mund të blinin kompaninë.

Sipas gazetës “Bloomberg”, Palm tanimë ka filluar të mbledh ofertat e blerësve të cilët do të mund të blinin kompaninë. Gazeta thirret në tri burime të cilat dëshirojnë të mbeten anonime.

Si kandidatë potencial të cilët do të mund të blinin kompaninë Palm janë HTC e Lenovo, derisa Dell gjoja ka hequr dorë nga ky plan. Lenovo kohë më parë ka blerë njësinë “e saj” Lenovo Mobile e cila do t’i ndihmojë të depërtoj në tregun kinez të celularëve, ashtu që me blerjen eventuale të Palm do të depërtonte edhe në Shtetet e Bashkuara.

Negociatat nuk janë konfirmuar, e asnjëra palë nuk ka dashur të komentoj këto deklarata. Vlera e tregut e kompanisë është thënë të jetë rreth 870 milionë dollarë. /Telegrafi/

Kategori: Palm, Te Rejat e Fundit

Palm Pre e Pixi Plus në Evropë

Operatorët telefonik evropian së shpejti do të duhej të kishin në ofertën e tyre edhe versionet e avancuar të telefonave të mençur të kompanisë Palm (Pre e Pixi Plus) me sistemin operativ webOS.

Organizata Global Certification Forum (GCF) ka pranuar nga Palm dy pajisje për miratim me shenjat dalluese P101UEU (Pre) dhe P121UEU (Pixi) me mbështetje për standardet GSM e HSDPA.

Palm Pre Plus në krahasim me modelin e parë ka më shumë memorie flash dhe memorie RAM (16 GB e 512 MB) si dhe prapavijë kompatibile me Touchstone si pajisje standarde, derisa Pixi Plus ka lidhje pa tela WiFi dhe prapavijë Touchstone.

Ende nuk dihen saktë çmimet dhe koha e fillimit të shitjes së këtyre pajisjeve në Evropë, e as cilët operatorë do ta kanë në ofertë.

Kategori: Palm, Te Rejat e Fundit

Palm Pre dhe Pixi edhe më të mirë

Telefonat e mençur webOS të Palm janë përditësuar me disa gjëra të vogla por të vlefshme, e tani e tutje ata do të mund të gjenden edhe në ofertën e Verizon.

Pajisjet Pre e Pixi të Palm janë përditësuar me shenjën Plus dhe prej tani do të gjenden në ofertën e operatorit të ri të telefonisë mobile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Palm Pre Plus e Palm Pixi Plus tani e tutje me nuk do të janë pajisje ekskluzive e operatorit Sprint, por Verizon, derisa pjesa e jashtme e pajisjeve nuk ka ndryshuar dukshëm.

Palm Pre Plus ka dyfish më shumë memorie interne sesa paraardhësi i tij (gjithsej 16 gigabajt), mekanizëm më kualitativ dhe tastierë të modifikuar me taste pak më të ngritura për klikim më të rehatshëm. Vërehet mungesa e tastit për navigacion i cili gjendej menjëherë nën ekran.

Derisa tek Pixi më i lirë dhe më i dobët ndryshimet janë më të vogla por të rëndësishme. Më në fund është përmirësuar mungesa e mbështetjes për WiFi.

Pajisjet dalin në shitje më 25 janar të këtij viti, derisa çmimi dhe tregjet tjera të cilat do të mbulohen ende nuk janë bërë të njohura

Kategori: Palm, Te Rejat e Fundit

Palm zvogëlon humbjet

22 Dhjetor, 2009 Lini një koment

Në periudhën e dytë fiskale 2010, Palm ka deklaruar humbje prej 85.4 milionë dollarësh së bashku me fitimet prej 78.1 milionë dollarësh.

Edhe pse humbja ende mbetet e madhe se fitimet e përgjithshme, këto rezultate janë përmirësim i dukshëm krahasuar më humbjen e vitit të kaluar prej 508.6 milionë dollarësh dhe 164.5 milionë dollarësh humbje në tremujorin paraprak.

Për tremujorin në vijim në Palm presin përmirësime të rezultateve kur merret parasysh se për mesin e muajit nëntor është paraqitur Pixi, i cili është edhe telefoni i dytë mobil Pixi i bazuar në sistemin operativ Web OS.

Palm Pre shume shpejt ne Europe

30 Shtator, 2009 Lini një koment

f.0925111325578_m

Telefoni i mençur Palm Pre arrin në ofertën e operatorit të telefonisë mobile evropiane O2 në Gjermani dhe Britani të Madhe. Në Gjermani mund të blihet nga 13 tetori, derisa në Britani të Madhe nga 16 tetori.

Britanikët do ta marrin telefonin e mençur të kompanisë Palm pa pagesë, por me nënshkrimin dyvjeçar të parapagimit mujor prej 35 funtesh. Celulari, gjithashtu do të mund të merret edhe me nënshkrimin e marrëveshjes për 18 muaj, por me parapagim më të madh mujor apo me çmim të celularit prej 97 funtesh.

Pre është i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje prej 3.1 inçësh, me 8 GB memorie, tastierën rrëshqitëse QWERTY dhe fotoaparatin tre megapikselësh me blic LED.

Ai vjen me sistemin e ri operativ webOS nëpërmes të cilit ofron mundësi të avancuara të sinkronizimin dhe kryerje të shumë funksioneve njëkohësisht.

Milioni i parë për Palm

29 Qershor, 2009 Lini një koment

f.0626104117704_m

Të dhënat jozyrtare flasin për një milion shkarkime të aplikacioneve në dyqanin online të Palm, App Catalog, në 18 ditët e para të shitjes. Nuk ka kaluar as një javë nga 666.511 shkarkimet e deklaruara në aplikacionin App Catalogue të kompanisë Palm, derisa kjo e fundit mund të festojë edhe shkarkimin e një miliontë. Mirëpo, këto të dhëna nuk janë zyrtare nga Palm por nga shtëpia analitike Medialets, e cila vlerëson se për milionin e parë meritorë janë rreth 150.000 përdorues të celularit Palm Pre. Sipas informatave të tyre, Palm këtë shifër e ka arritur për vetëm 18 ditë, sa edhe është kjo pajisje zyrtarisht është në shitje. Palm qysh ditën e parë ka arritur të shes 50.000 pajisje, derisa në të njëjtën kohë përdoruesit kanë shkarkuar 100.000 aplikacione. Mirëpo edhe më tutje mbetet problem oferta e varfër prej gjithsej 30 programesh.

Kategori: Palm, Te Rejat e Fundit

Palm Pre – fillim i suksesshëm i shitjes

f.0609111734464_m

Rezultatet jozyrtare flasin për shitje të suksesshme të Palm Pre. Gjatë fundjavës janë shitur mbi 50.000 pajisje.

Analistët e tregjeve të kompanisë Piper Jaffray e J. P. Morgan vlerësojnë se fillimi i shitjes së telefonit të mençur (smartphone) Palm Pre ka kaluar me sukses. Sipas të dhënave të tyre, pajisjet pothuajse në të gjitha pikat e shitjes të operatorit telefonik Sprint janë shitur, mirëpo kjo pjesërisht do të mund të ishte edhe për shkak të numrit të vogël të tyre në ditën e fillimit të shitjes – në mes të 30 e 200 telefonave për dyqan, varësisht nga qyteti.

Gjatë javës priten dërgesa të reja derisa të dhënat jozyrtare flasin për mbi 50.000 njësi të shitura gjatë fundjavës. Nuk duhet harruar se Apple gjatë javës së parë ka arritur të shes 146.000 iPhone të gjeneratës së parë.

Mirëpo, nëpër internet tanimë kanë filluar të sillen muhabetet për bug-at e parë – fikjen dhe nxehjen e Palmit (që do të mund të zgjidheshin me përditësimin e softuerëve firmuare), derisa një numër i përdoruesve po paraqesin edhe lloj-lloj “gërvishtjesh” nëpër ekran dhe ndriçimin e tyre të pabarabartë.

Kategori: Palm, Te Rejat e Fundit