Arkiv

Archive for the ‘Microsoft’ Category

HP nuk do ta përdor Windows Phone 7 për telefonat e saj

26 Korrik, 2010 1 koment

HP mund të aspirojë të jetë “konsumatori më i madh i Microsoft-it,” thuhet sipas zëvendës presidentit të HP’së, Todd Bradley, por kompania ka distancuar veten zyrtarisht nga sistemi operativ për telefona mobil, të cilin Micosoft e ka emëruar Microsoft Windows Phone 7.

Ky veprim, nga publiku i gjerë mund të shihet  si i papritur, duke marrë parasysh se finalizimi i marrëveshjes për përvetësimin e kompanisë Palm, nga ana e HP, është bërë në fund të muajit të kaluar.

Mbi të gjitha, Palm është truri prapa sistemit operativ për telefona mobil, të cilin HP tani synon të përdorë si bazë për të gjithë telefonat e saj të zgjuar, në të ardhmen.

“Qëllimi ynë është që t’i përqendrojmë të gjitha burimet për ta bërë webOS sa më të mirë që ai mund të jetë,” tha Bradley në një intervistë me faqen  e njohur, Electronista. / Telegrafi

Windows Live për iPhone

Së shpejti në iPhone nëpërmes MSN-it do të mund të bisedonim duke shfrytëzuar aplikacionin origjinal të kompanisë Microsoft.

Qysh në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishte paralajmëruar se Microsoft po planifikonte të përgatis aplikacionin Live Messenger për celularin e popullarizuar iPhone të Apple, e sot në portalin e njohur teknologjik Neowin janë publikuar edhe fotografitë e para të aplikacionit duke punuar.

Microsoftit klientin e iPhone për protokollin e popullarizuar të komunikimit të çastit do të mund ta provonim qysh në muajin qershor, si pjesë e paketës Windows Live Wave 4, derisa ‘nafakalitë’ e rrallë do ta kenë rastin që këtë ta bëjnë gjatë majit, brenda një numri të kufizuar të testuesve.

Windows Live Messenger për iPhone mundëson ndarjen e fotografive, komunikim çasti dhe kanale sociale për përdoruesit./Telegrafi/

Microsoft paraqet celulare për të rinj “Microsoft Kin One” dhe “Microsoft Kin Two”

Microsoft ka lansuar një telefon të ri të emëruar Kin, e ai është i dedikuar për përdoruesit e rin të cilët kryesisht përdorin rrjetet e popullarizuara për shoqërim online. Kompania ka njoftuar se telefoni i ri është i krijuar me qëllimin e vetëm që t’u ndihmojë njerëzve të mbesin në kontakt me miqtë dhe të ndajnë përmbajtjet në mes veti.

Kin është i pajisur me kamerë të rezolucionit të lartë, derisa ky telefon do të jetë pajisja e parë e cila do të ketë qasje në shërbimin muzikor Zune të Microsoftit.

Me lansimin e këtij telefoni Microsoft dëshiron të bëj një rival për celularët e ngjashëm të cilët i kanë lansuar Apple, Google e Blackberry.

Telefoni është bërë nga kompania Sharp, e pajisjet e para do të gjenden në shitje qysh në muajin maj në SHBA, përderisa në Evropë celularët Kin do të gjenden në rrjetin Vodafone gjatë kësaj vjeshte.

Ky është telefon i cili personifikon lidhjet e vërteta në mes të njerëzve, teknologjisë, miqve dhe përdoruesve”, ka deklaruar Robbie Bach, udhëheqës i njësisë për pajisje dhe zbavitje në Microsoft.

Dy versionet e telefonit të cilat do të ofrohen në treg do të kanë ekrane të ndjeshme në prekje dhe tastierë lëvizëse. Ekrani gjithmonë do të jetë i kycur dhe do të paraqes lajmet dhe ngjarjet e fundit, siç janë porositë tekstuale, tweet apo fotografitë e ndara, me fjalë tjera, të gjitha ato që ndodhin në një grup miqsh brenda ndonjë rrjeti online për shoqërim.

Përdoruesit e këtij celulari do të kanë qasje në rrjetet më të popullarizuara për shoqërim si Facebook, Twitter e MySpace.