Arkiv

Archive for the ‘LG’ Category

LG paralajmëron 20 celularë me Android

14 Qershor, 2010 Lini një koment

Valës së celularëve me Android do t’i kontribuojë edhe më tepër kompania LG e cila deri në fund të vitit planifikon të paraqesë 20 celularë me këtë sistem operativ.

LG ka paralajmëruar 20 celularë të ri me Android deri në fund të këtij viti. Kompania shpreson se me këtë hap do të përmirësojë rezultatet e afarizmit nga shitja e telefonave të mençur (smartphones).

Analistët vlerësojnë se LG nuk guxon të humbas rastin e vet në tregun e telefonave të mençur, posaçërisht për faktin se shitja e celularëve i gjeneron asaj 45% të të hyrave vjetore (në njësinë LG Electronics).

Megjithatë, brengosëse për prodhuesin korean mund të tingëllojë e dhëna se fitimi operativ nga shitja e celularëve gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka rënë në gjithsej 0.9%, krahasuar me 6.7% sa ishte vitin e kaluar. /Telegrafi/

Advertisements

LG paraqet edhe një pajisje elegante

Kompania LG është duke përgatitur një celular të ri pa tastierë, me detaje të metalit të lëmuar dhe dy fotoaparate, e ekrani me përmasa 16:9 lë të kuptojë se qëllimi i tij kryesor do të jetë të shfrytëzohet për përmbajtje multimediale.

Shumë detaje për këtë pajisje nuk dihen, mirëpo LG Mini GD880 do të duhej të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.2 inçësh, fotoaparat prej pesë megapikselash (si dhe fotoaparat shtesë nga pjesa e përparme) si dhe lidhje WiFi e HDSPA.

Gjëja të cilën tani për tani nuk e dimë është se cili sistem operativ do të përdoret për këtë pajisje, ndoshta do të jetë ai Android i kompanisë Google, apo sistemi operativ S i LG-së.

Çmimi dhe data e daljes në treg nuk janë të njohura.

Kategori: LG, Te Rejat e Fundit