Arkiv

Archive for the ‘HTC’ Category

Sprint i ka shitur të gjithë telefonat HTC EVO 4G

14 Qershor, 2010 Lini një koment

Nëse ende jeni duke menduar se a do të blini telefonin më të ri nga HTC, modelin i cili po shkëlqen këtyre ditëve, HTC EVO 4G, atëherë mund të konsideroheni si një njeri i pafat.

Sipas të dhënave nga Boy Genius, telefoni i mençur HTC EVO 4G i cili bazohet në sistemin operativ Android, është shitur tërësisht deri në njësinë e fundit.

Gjatë këtyre ditëve është raportuar se ky telefon i mençur i prodhuar nga HTC, i ka rritur shitjet e operatorit mobil Sprint Nextel, i cili e mbanë të drejtën ekskluzive për shitjen e këtij modeli ekstravagant. Tani, HTC EVO 4G është i pamundur për t’u blerë, pasi që kërkesa për të poseduar një të tillë, ka qenë marramendëse.

Të gjithë ata që kanë planifikuar të blejnë një telefon të mençur dhe me funksione të avancuara, duket se do të duhet të presin rivalin e EVO 4G, modelin më të ri të telefonit nga kompania Apple, iPhone 4. /Telegrafi/

Nexus One në rezolucion 720p

10 Qershor, 2010 Lini një koment

Ekipi i forumit xda-developers ka bërë një shtojcë për HTC Nexus One i cili mundëson incizimin e video materialeve në rezolucion 720p, e në përpunim është edhe versioni Froyo për Android i cili pritet të vjen.

Pronarët e Nexus One, nëse nuk kanë gjëra më të mençura për të bërë, mund të shkojnë deri tek forumi xda-developers ku ka dalë shtojca e re e cila mundëson incizimin e video materialeve në celular me rezolucion prej 720p, që për një celular është bukur rezolucion i mirë. Për të funksionuar kjo shtojcë, nevojitet që në celular të instalohet CyanogenMod v5.08test3.

Aktualisht janë në vazhdim punimet për t’u përmirësuar zëri dhe fps, derisa në përpunim e sipër është edhe sistemi Android Froyo i cili ende pritet të vijë në Nexus One.

Ata që dëshirojnë të dinë më shumë për detajet mund të vizitojnë forumin xda-developers.

Kësaj radhe, HTC EVO 4G do ta mposht iPhone 4

10 Qershor, 2010 Lini një koment

Njëri prejfinanciarëve kryesor në kompaninë Sprint Nextel, beson sinqerisht se modeli i ri i telefonit HTC EVO 4G do t’i bëjë përdoruesit e saj të rrinë me këtë operator, duke mos u joshur nga oferta e rivalit AT&T i cili do ta sjell iPhone 4, gjatë kësaj vere.

Robert Brust, Drejtori Financiar në Sprint, ka paralajmëruar se të gjithë operatorët tjerë, duke përjashtuar AT&T, ndihen të “kërcënuar” nga modeli i ri i telefonit të prodhuar nga Apple, iPhone 4.

Në tri vitet e kaluara, Apple dhe AT&T kanë lansuar modelet e tyre iPhone, kryesisht gjatë muajve qershor ose korrik. Si pasojë e kësaj, konsumatorët i braktisin operatorët tjerë mobil në vend, për tu bashkuar me AT&T, pikërisht për iPhone.

“Çdo vit, të gjithë operatorët mobil në SHBA, përveç AT&T, kalojnë nëpër një traumë të vogël, e cila quhet “iPhone i ri” ka thënë ai. “Këtu ndodh një braktisje e përkohshme, të cilën ne e quajmë – njerëzit shkojnë pas iPhone. Pasi atyre të ju përfundojnë kontratat, njerëzit menjëherë vrapojnë pas iPhone” ka sqaruar më tej Brust.

Mirëpo këtë vit, Brust beson se do të jetë ndryshe pasi që kompania e tij është e para që ka sjell në tregun botëror telefonin me lidhjen e internetit, 4G, përmes versionit më të ri të telefonit nga HTC, modeli EVO 4G, i cili bazohet në sistemin operativ Android.

HTC lanson modelin EVO 4G

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Siç ishte paralajmëruar më parë, telefoni i mençur me lidhjen më të re të internetit në mobil, 4G, modeli HTC EVO 4G, tani është në dispozicion për të gjithë përdoruesit amerikan, të cilët mund të blejnë këtë pajisje në dyqanet e shitjes Sprint, RadioShack, Best Buy, Walmart, si dhe online nëpërmjet Sprint.com.

HTC EVO 4G kushton 199,99 dollarë me një marrëveshje dy-vjeçare me operatorin (përjashtuar taksat).

EVO HTC 4G ka marrë disa nga vlerësimet maksimale nga ekspertët, dhe në pak fjalë, ky është një “smartphone” shumë i avancuar me harduerët më të fundit në industri, i cili gjithashtu ofron shpejtësinë e lidhjes 4G gjatë transferimit të të dhënave, ndërsa llogaritet të jetë rreth 10 herë më i shpejt shpejtësitë e tanishme 3G. /Telegrafi/

HTC përgatit sistemin e vet operativ per Celulare

Është pikëpyetje sa na nevojitet edhe një sistem tjetër operativ për celularë, mirëpo nëse mund t’u besohet thashethemeve të cilat vijnë nga tabori i HTC-së, ai na duhet.

HTC e ka bazuar afarizmin e saj të suksesshëm në përpunimin e pajisjeve të cilat do të bartin sistemet operative të kompanive tjera. Windows Mobile dhe kohëve të fundit Android, janë pajisje për të cilat HTC ka përgatitur pajisje.

Siç thekson gazeta “Bloomberg”, HTC po përgatitet në zhytet në ujërat e sistemeve operative, dhe këtë para së gjithash sepse dëshiron “të kopjojë” suksesin e kompanive si Apple, e për suksesin e së cilës është meritore pikërisht platforma e vet mobile.

Ajo që nuk dihet është nëse HTC në të vërtetë do të paraqes sistemin tërësisht të vetin operativ, apo me blerjen e mundshme të kompanisë Palm dëshiron të përshtat sistemin operativ i cili do të vjen në paketën e blerjes së kësaj kompanie. /

Kategori: HTC, Te Rejat e Fundit

Apple padit kompaninë HTC

Pas Nokias e shumë kompanive tjera, kësaj radhe Apple padit HTC-në për shkelje të patentave.

Apple ka ngritur padi në gjykatën në Delaware dhe në Komisionin Tregtar Ndërkombëtar (ITC) në SHBA kundër kompanisë HTC për shkak të shkeljes së patentave. Apple pohon se HTC në produktet e veta shkel 20 patenta, kryesisht lidhur me pamjen, strukturën dhe harduerin e celularit iPhone.

Lista e plotë e patentave të kontestuara gjendet në faqet e portalit AppleInsider, e kompania tanimë është duke udhëhequr një kontest me Nokia e Kodak. Në rastin e HTC-së, Steve Jobs ka theksuar se konkurrenca është e shëndoshë nëse zhvillon teknologjinë e vet, e jo të vjedh atë të Apple.

Jobs ka thënë po ashtu se kompania mundet vetëm të rri ulur dhe t’i shoh tjerët se si vjedhin patentat e saj apo të vendos të ndërmarr diçka në lidhje me këtë, e Apple ka vendosur për mundësinë e dytë.

Megjithate kjo iniciative e Jobs duket nje tentative ne deshperim e siper pas hubjeve te medha qe po i shkakton konkurenca e HTC .

Garmin-Asus Nuvifone M10

Edhe një produkt i punës së përbashkët të Asus e Garmin në tregun e celularëve është pajisja nuvifone M10.

Duke ngritur temperaturën para vet fillimit të panairit World Mobile Congress i cili mbahet javën e ardhshme në Barcelonë, Garmin-Asus ka paraqitur zyrtarisht nuvifone M10.

Bëhet fjalë për një telefon të mençur të bazuar në Windows Mobile 6.5.3, i pajisur me ekran 3.5 incësh WVGA të ndjeshëm në prekje, 3D Task Manager dhe me 512 MB RAM e 512 MB ROM të integruar.

Me pajisjen vijnë edhe 4 gigabajt memorie flash, e pjesa më e fuqishme e kësaj pajisjeje është navigacioni i ashtuquajtur Click-and-Go e cila supozohet se është po aq e specializuar për funksionalitet sikur janë edhe pajisjet më të reja GPS të Garmin. Fotoaparati i integruar prej pesë megapikselash përmban funksionin geo-tagging për të gjitha fotografitë, gjersa është ofruar mbështetje për punë në Facebook e Picasa.

Në shitje do të duhej të gjindej deri në mesin e këtij viti.

Kategori: HTC, Te Rejat e Fundit