Arkiv

Archive for the ‘Android’ Category

Të gjithë telefonat Galaxy S me Android 2.2

Samsung është duke u përgatitur të sjell versionin e ri Android 2.2 në të gjithë spektrin e telefonave Galaxy S të cilët së shpejti do të jenë në dispozicion nëpër shumë operator mobil, thuhet në postimin e fundit të kompanisë në Twitter.

Secila prej këtyre pajisjeve ende do të shitet me versionin aktual 2.1 të sistemit operativ Android, mirëpo në pritje të azhurnimit me versionin e ri 2.2 dhe Adobe Flash 10.1 i cili do të vjen në ndërkohë.

Në spektrin e telefonave Galaxy S pritet të vijë modeli Vibrant i cili është i dedikuar për T-Mobile, Fascinate në Verizon dhe Captivate në AT&T. Modeli tjetër, Epic i cili posedon tastierë të plotë QWERTY me rrëshqitës dhe dy kamera, gjithashtu pritet të ketë versionin e ri Android 2.2, pas lansimit zyrtar me kompaninë Sprint.

Advertisements

Motorola Droid X

29 Qershor, 2010 Lini një koment

Telefoni i ri i mençur i Motorolas synon të arrijë majën e këtij segmenti, e në SHBA del në shitje gjatë mesit të muajit të ardhshëm.

Motorola ka paraqitur zyrtarisht Droid X, telefonin e mençur i cili sipas karakteristikave do të duhej të konkurronte me pajisjet si HTC EVO 4G e Apple iPhone 4.

Pajisja është e bazuar në procesorin OMAP3630 të Texas Instruments me takt punues prej 1 GHz dhe ka kartelë grafike PowerVR SGX530. Kapaciteti i memories punuese është 512 MB, gjersa janë integruar 8 GB memorie flash për ruajtje të dhënave me mundësi të zgjerimit të kapacitetit me anë të kartelave të memories microSD deri në 40 GB.

Vëmendjen tërheq ekrani 4.3-inçësh WVGA me rezolucion (854 x 480 piksela) si dhe kamerë prej 8 megapikselash me auto-fokus dhe blic LED. Pajisjet tjera përfshijnë GPS, mbështetje për incizim të videos me 720p, shfletues mobil me mbështetje për HTML5 e Flash 10.1 si dhe Bluetooth 2.1 + EDR.

Motorola Droid X shitet me sistemin operativ Android 2.1, e shitja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillon muajin e ardhshëm a me çmim prej 200 dollarësh me nënshkrim të kontratës dyvjeçare me operatorin e telefonisë mobile Verizon. /Telegrafi/

Rritet shitja e pajisjeve me Android

29 Qershor, 2010 Lini një koment

Kryeshefi ekzekutiv i Google Eric Schmidt raporton për shitjen çdo ditë më të madhe të pajisjeve me Android dhe prognozon një të ardhme të ndritur të kësaj platforme.

Pajisjet e bazuara në Android po bëhen çdo ditë e më të popullarizuara në botën e telefonave të mençur, gjë që e dëshmojnë edhe rezultat e shitjes së tyre. Kryeshefi ekzekutiv i Google Eric Schmidt qysh në muajin maj kishte vlerësuar shitje të pajisjeve Android në së paku 65.000 njësi në ditë, e për qershor ai publikon shifra shumë më të mëdha.

Sipas të dhënave të tij, çdo ditë në botë shiten mbi 160.000 telefona të mençur të bazuar në ndonjë version të sistemit operativ Android, derisa mbështetja e numrit të madh të prodhuesve si HTC, LG, e Motorola flet për një të ardhme të ndritur të vet platformës.

Tregu i telefonave të mençur edhe më tutje është në rritjes – kompania ABI Research raporton për 55 milionë pajisje të shitura gjatë këtij tremujori si dhe parasheh rritje të shitjeve për 21 për qind gjatë këtij viti në 244 milionë pajisje të shitura. /Telegrafi/

Nexus One në rezolucion 720p

10 Qershor, 2010 Lini një koment

Ekipi i forumit xda-developers ka bërë një shtojcë për HTC Nexus One i cili mundëson incizimin e video materialeve në rezolucion 720p, e në përpunim është edhe versioni Froyo për Android i cili pritet të vjen.

Pronarët e Nexus One, nëse nuk kanë gjëra më të mençura për të bërë, mund të shkojnë deri tek forumi xda-developers ku ka dalë shtojca e re e cila mundëson incizimin e video materialeve në celular me rezolucion prej 720p, që për një celular është bukur rezolucion i mirë. Për të funksionuar kjo shtojcë, nevojitet që në celular të instalohet CyanogenMod v5.08test3.

Aktualisht janë në vazhdim punimet për t’u përmirësuar zëri dhe fps, derisa në përpunim e sipër është edhe sistemi Android Froyo i cili ende pritet të vijë në Nexus One.

Ata që dëshirojnë të dinë më shumë për detajet mund të vizitojnë forumin xda-developers.

Android 2.2 risia e radhës nga Google

Kompania Google ka paraqitur edhe zyrtarisht versionin 2.2 të sistemit operativ për pajisje celulare Android 2.2, i cili do të duhej të jetë baza e pajisjeve Android deri në fund të këtij viti.

Pas lajmit të rëndësishëm për lansimin e shërbimit Google TV, për të cilën ju kemi raportuar gjatë ditës, Google në konferencën e saj Google I/O ka publikuar edhe zyrtarisht versionin e fundit të sistemit operativ Android, të emëruar Froyo. Ky sistem do t’i ofrohet komunitetit open-source si dhe prodhuesve gjatë javëve të ardhshme, e pritet që shumica e telefonave të mençur të cilët kanë këtë sistem të kalojnë në versionin në fjalë deri në fund të këtij viti.

Padyshim, risia më e madhe në këtë sistem është integrimi i mbështetjes për Flash 10.1. Sistemi operativ ka funksione të shumta shtesë, derisa shfletuesi i internetit tani përdorë makinën V8 Javascript, i njohur nga Chrome. Performansat e këtij versioni, sipas Google, janë dy deri në pesë herë më të mira krahasuar me versionin 2.1, e zhvilluesit e interesuar qysh tani mund të shkarkojnë Android 2.2 SDK.

Veç paraqitjes së sistemit të ri operativ, Google ka publikuar edhe disa të dhëna interesante për vet platformën. Çdo ditë me këtë platformë shiten mbi 100.000 pajisje me Android, e 180.000 zhvillues përgatisin programe për këtë platformë, gjersa në dyqanin online Android Market tani gjenden mbi 50.000 aplikacione të cilat nuk kanë të ndalur së shtuari. /Telegrafi/

Android më i mirë se iPhone

Sipas rezultateve të hulumtimit të tregjeve, në tremujorin e fundit celularët me Android në SHBA janë shitur më mirë sesa iPhone.

Nëse mund t’i besohet hulumtimit të kryer nga kompania për analiza NPD, në tremujorin e fundit telefonat e mençur me sistemin operativ Android janë shitur më mirë sesa iPhone. Hulumtimi është kryer online, gjersa ai ka përfshirë 150.000 blerës amerikanë.

Sipas rezultateve, Android gjatë tremujorit të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë për vete 28 për qind të tregut, derisa iPhone ka pasur 21 për qind.

Në vendin e parë edhe më tutje ka mbetur kompania Research in Motion (RIM) me 36 për qind, mirëpo pjesëmarrja e saj krahasuar me tremujorin paraprak ka rënë për gjashtë për qind. Në kompaninë NPD vlerësojnë se për suksesin e pajisjeve të veçanta meritorë janë operatorët mobil dhe aktivitetet e marketingut.

Çmimi mesatar i shitjes së celularëve të rëndomtë në tregun amerikan gjatë këtij tremujori ka qenë 88 dollarë, që është më i lartë sesa vitin e kaluar. Në ndërkohë, çmimi mesatar i telefonave të mençur ka qenë 151 dollarë që e bën atë më të ulët sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Google Nexus One arriti në Evropë

Që nga 30 prilli i këtij viti telefoni i mençur Nexus One i kompanisë Google ka filluar të shitet në mbarë Evropën.

I ashtuquajturi Google Phone fillimisht do të paraqitet në Britani të Madhe, në dyqanet e operatorit të telefonisë mobile Vodafone, e më pas do të shpërndahet në Francë, Gjermani, Spanjë, Itali…

Në Amerikë ky telefon është në shitje prej 5 janarit të këtij viti me çmim prej 529 dollarësh.

Nexus One, i cili prodhohet nga kompania HTC, ka ekran AMOLED me diagonale prej 3.7 inçësh dhe rezolucion prej 800 x 480 pikselash. Në të gjendet edhe fotoaparati me 5.0 megapiksela dhe auto-fokus. Nexus One po ashtu ka edhe pranuesin GPS, Bluetooth 2.1 + EDR si dhe mbështetje për 802.11b/g WiFi.

Procesori i kësaj pajisje është Snapdragon, prandaj në Nexus mund të shihen video dosjet 720p si dhe ato H.263, H.264 e MPEG-4.

Qasja për kartelat MicroSD mbështet deri në 64 gigabajt hapësirë për të dhëna, e aplikacionet e nevojshme mund të instalohen në memorien interne prej 512 MB. /Telegrafi/