Arkiv

Archive for the ‘Acer’ Category

Acer paralajmëron gjashtë celularë të ri me Android

13 Dhjetor, 2009 Lini një koment

Prodhuesi i dytë më i madh i kompjuterëve në botë ka publikuar planet e veta për vitin e ardhshëm. Acer bukur seriozisht po përfshihet në tregun e celularëve, sepse vitin e ardhshëm nga kjo kompani mund të presim madje gjashtë pajisje.

Sipas paralajmërimeve, nga Acer vetëm në pjesën e parë të vitit të ardhshëm në treg do të duhej të gjendeshin madje gjashtë pajisje. Ajo që tingëllon interesante është se të gjitha gjashtë pajisjet do të përdorin platformën operative Android nga Google.

“Ende po mendojmë për hapat tonë për pjesën e dytë të vitit 2010”, ka deklaruar zëvendësdrejtori i degës së celularëve të Acer, Roger Yuen.

Pajisjet e paralajmëruara të Acer do të paraqitet në tri kategori çmimesh, të ulët, të mesme dhe të lartë, e disa prej modeleve do të dedikohen për përdoruesit afaristë. Datat e sakta të paraqitjeve të këtyre pajisjeve nuk dihen.

Acer mu tani në treg është duke lansuar celularin e parë të vet në Android të emërtuar Liquid. Pajisja është e bazuar në procesorin e Qualcomm me takt pune prej një gigaherc – Snapdragon. Sistemi i tij operativ është Android në versionin 1.6, gjersa e veçanta e tij është mbështetja për grafikën tredimensionale, që e bën atë telefonin e parë të këtij lloji me sistemin operativ Android.

Liquid ka ekran WVGA me diagonale prej tre inç e gjysmë dhe është i pajisur me adaptorin WiFi dhe pranuesin A-GPS. Bëhet fjalë për një telefon 3G i cili internetit i qaset me anë të protokollit HDSPA.

Acer Liquid

acer-liquid-new-1

General 2G Network GSM 850 / 900 / 1800 / 1900
3G Network HSDPA 850 / 1900 / 2100
Announced 2009, October
Status Coming soon. Exp. release 2009, November
Size Dimensions 115 x 62.5 x 12.5 mm
Weight 135 g
Display Type TFT capacitive touchscreen, 256K colors
Size 480 x 800 pixels, 3.5 inches
– Acer UI 3.0
– Accelerometer sensor for auto-rotate
– Proximity sensor for auto turn-off
– Ambient light sensor
Sound Alert types Vibration; Downloadable polyphonic, MP3, WAV ringtones
Speakerphone Yes
– 3.5mm audio jack
Memory Phonebook Practically unlimited entries and fields, Photocall
Call records Practically unlimited
Internal 256MB RAM, 512MB ROM
Card slot microSD (TransFlash) up to 32GB
Data GPRS Class 10 (4+1/3+2 slots), 32 – 48 kbps
HSCSD No
EDGE Class 10, 236.8 kbps
3G HSDPA, 7.2 Mbps; HSUPA, 2.0 Mbps
WLAN Wi-Fi 802.11 b/g
Bluetooth Yes, v2.1 with A2DP
Infrared port No
USB Yes, miniUSB
Camera Primary 5 MP, 2560х1920 pixels, autofocus, LED flash
Features Geo-tagging
Video Yes, QVGA
Secondary
Features OS Android OS, v1.6 (Donut)
CPU Qualcomm Snapdragon 8250 768 MHz processor
Messaging SMS (threaded view), MMS, Email, Instant Messaging
Browser HTML
Radio No
Games Yes
Colors Black, White, Red
GPS Yes, with A-GPS support
Java
– MP3/WAV/WMA/eAAC+ player
– MP4/WMV/H.264/H.263 player
– Facebook and Flickr integration
– Pocket Office (Word, Excel, PowerPoint, OneNote, PDF viewer)
– Voice memo
Battery Standard battery, Li-Ion 1350 mAh
Stand-by Up to 400 h
Talk time Up to 5 h

Acer Telefoni më i shpejte

acer-liquid-new-1

Telefoni i mençur Liquid nga Acer vjen me sistemin operativ Android 1.6 dhe procesorin Snapdragon të kompanisë Qualcomm me takt punues prej 1 GHz.

Acer ka paraqitur telefonin e vet të parë të mençur të bazuar në sistemin operativ Android të kompanisë Google. Ky celular është emërtuar Liquid. Celulari është një prej të parëve i cili vjen me versionin 1.6 të këtij sistemi operativ, derisa sipas pohimeve nga Acer ai gjithashtu është më i shpejti në treg.

Ekrani është i ndjeshëm në prekje dhe ka rezolucion prej 800 x 480 piksela, është integruar fotoaparati prej 5 megapikselash me auto-fokus dhe GPS.

Acer po ashtu deri diku ka ofruar pamje të përshtatur me integrimin e kontakteve nga Facebook e Twitter në listën e emrave në celular, me mundësi të shfaqjes automatike të statuseve të tyre.

Specifikat e plota të pajisjes, si dhe detajet për daljen në shitje e çmimet do të publikohen pas pak kohe.

Kategori: Acer, Te Rejat e Fundit