Arkiv

Archive for the ‘iPhone OS’ Category

Kësaj radhe, HTC EVO 4G do ta mposht iPhone 4

10 Qershor, 2010 Lini një koment

Njëri prejfinanciarëve kryesor në kompaninë Sprint Nextel, beson sinqerisht se modeli i ri i telefonit HTC EVO 4G do t’i bëjë përdoruesit e saj të rrinë me këtë operator, duke mos u joshur nga oferta e rivalit AT&T i cili do ta sjell iPhone 4, gjatë kësaj vere.

Robert Brust, Drejtori Financiar në Sprint, ka paralajmëruar se të gjithë operatorët tjerë, duke përjashtuar AT&T, ndihen të “kërcënuar” nga modeli i ri i telefonit të prodhuar nga Apple, iPhone 4.

Në tri vitet e kaluara, Apple dhe AT&T kanë lansuar modelet e tyre iPhone, kryesisht gjatë muajve qershor ose korrik. Si pasojë e kësaj, konsumatorët i braktisin operatorët tjerë mobil në vend, për tu bashkuar me AT&T, pikërisht për iPhone.

“Çdo vit, të gjithë operatorët mobil në SHBA, përveç AT&T, kalojnë nëpër një traumë të vogël, e cila quhet “iPhone i ri” ka thënë ai. “Këtu ndodh një braktisje e përkohshme, të cilën ne e quajmë – njerëzit shkojnë pas iPhone. Pasi atyre të ju përfundojnë kontratat, njerëzit menjëherë vrapojnë pas iPhone” ka sqaruar më tej Brust.

Mirëpo këtë vit, Brust beson se do të jetë ndryshe pasi që kompania e tij është e para që ka sjell në tregun botëror telefonin me lidhjen e internetit, 4G, përmes versionit më të ri të telefonit nga HTC, modeli EVO 4G, i cili bazohet në sistemin operativ Android.

Advertisements

Apple e quan (iPhone 4) gjeneraten e katert te modelit shume te popullarizuar iPhone. Specifikat Zyrtare nga Apple

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

GENERAL 2G Network GSM 850 / 900 / 1800 / 1900
3G Network HSDPA 850 / 900 / 1900 / 2100
Announced 2010, June
Status Coming soon. Exp. release 2010, June 24th
SIZE Dimensions 115.2 x 58.6 x 9.3 mm
Weight 137 g
DISPLAY Type TFT capacitive touchscreen, 16M colors
Size 640 x 960 pixels, 3.5 inches
– Scratch-resistant surface
– Multi-touch input method
– Accelerometer sensor for auto-rotate
– Three-axis gyro sensor
– Proximity sensor for auto turn-off
SOUND Alert types Vibration, MP3 ringtones
Speakerphone Yes
– 3.5 mm headset jack
MEMORY Phonebook Practically unlimited entries and fields, Photocall
Call records 100 received, dialed and missed calls
Internal 16/32 GB storage
Card slot No
DATA GPRS Class 10 (4+1/3+2 slots), 32 – 48 kbps
EDGE Class 10, 236.8 kbps
3G HSDPA, 7.2 Mbps; HSUPA, 5.76 Mbps
WLAN Wi-Fi 802.11 b/g/n
Bluetooth Yes, v2.1 with A2DP
Infrared port No
USB Yes, v2.0
CAMERA Primary 5 MP, 2592 x 1944 pixels, autofocus, LED flash
Features Touch focus, geo-tagging
Video Yes, 720p@30fps, LED video light, geo-tagging
Secondary Yes, videocalling over WiFi only
FEATURES OS iOS 4 (based on Mac OS)
CPU Apple A4 processor
Messaging SMS (threaded view), MMS, Email, Push Email
Browser HTML (Safari)
Radio No
Games Downloadable, incl. motion-based
Colors Black, White
GPS Yes, with A-GPS support
Java No
– MicroSIM card support only
– Scratch-resistant glass back panel
– Active noise cancellation with dedicated mic.
– Digital compass
– Google Maps
– iBooks application
– Audio/video player and editor
– Voice command/dial
– TV-out
BATTERY Standard battery, Li-Ion
Stand-by Up to 300 h (2G) / Up to 300 h (3G)
Talk time Up to 14 h (2G) / Up to 7 h (3G)
Music play Up to 40 h

Android më i mirë se iPhone

Sipas rezultateve të hulumtimit të tregjeve, në tremujorin e fundit celularët me Android në SHBA janë shitur më mirë sesa iPhone.

Nëse mund t’i besohet hulumtimit të kryer nga kompania për analiza NPD, në tremujorin e fundit telefonat e mençur me sistemin operativ Android janë shitur më mirë sesa iPhone. Hulumtimi është kryer online, gjersa ai ka përfshirë 150.000 blerës amerikanë.

Sipas rezultateve, Android gjatë tremujorit të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë për vete 28 për qind të tregut, derisa iPhone ka pasur 21 për qind.

Në vendin e parë edhe më tutje ka mbetur kompania Research in Motion (RIM) me 36 për qind, mirëpo pjesëmarrja e saj krahasuar me tremujorin paraprak ka rënë për gjashtë për qind. Në kompaninë NPD vlerësojnë se për suksesin e pajisjeve të veçanta meritorë janë operatorët mobil dhe aktivitetet e marketingut.

Çmimi mesatar i shitjes së celularëve të rëndomtë në tregun amerikan gjatë këtij tremujori ka qenë 88 dollarë, që është më i lartë sesa vitin e kaluar. Në ndërkohë, çmimi mesatar i telefonave të mençur ka qenë 151 dollarë që e bën atë më të ulët sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Windows Live për iPhone

Së shpejti në iPhone nëpërmes MSN-it do të mund të bisedonim duke shfrytëzuar aplikacionin origjinal të kompanisë Microsoft.

Qysh në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishte paralajmëruar se Microsoft po planifikonte të përgatis aplikacionin Live Messenger për celularin e popullarizuar iPhone të Apple, e sot në portalin e njohur teknologjik Neowin janë publikuar edhe fotografitë e para të aplikacionit duke punuar.

Microsoftit klientin e iPhone për protokollin e popullarizuar të komunikimit të çastit do të mund ta provonim qysh në muajin qershor, si pjesë e paketës Windows Live Wave 4, derisa ‘nafakalitë’ e rrallë do ta kenë rastin që këtë ta bëjnë gjatë majit, brenda një numri të kufizuar të testuesve.

Windows Live Messenger për iPhone mundëson ndarjen e fotografive, komunikim çasti dhe kanale sociale për përdoruesit./Telegrafi/

Android në iPhone

Sistemi operativ i kompanisë Google Android funksionon suksesshëm në pajisjen e popullarizuar iPhone të gjeneratës së parë.

Siç thuhet në komentet e blogut të internetit ku edhe është publikuar lajmi, Android mund të ngarkojë pajisjen tuaj iPhone, por sipas videos së paraqitur, edhe mund të funksionojë me të vërtetë.

Ani pse shumë njerëz e duan celularin iPhone, ka shumë prej tyre që nuk e duan sistemin operativ të tij dhe kufizimet e panatyrshme të kompanisë në këtë telefon të mençur, prandaj ka qenë vetëm çështje kohë kur dikush do të tentoj të bëj diçka të këtillë.

Një bloger anonim ka publikuar videon e sistemit operativ Android, i cili “sillet” ngadalë por sigurt në telefonin iPhone të gjeneratës së parë. E si e do rendi, ai e ka ofruar menjëherë edhe adresën për shkarkim falas.

Ky sukses është rezultat i punës së më shumë autorëve të cilët shpresojnë se me pak më shumë punë do të arrijnë që të instalojnë Androidin edhe në iPhone 3G/3GS. /

Apple iPhone 4G

Also known as Apple iPhone HD
Unofficial preliminary specifications
Image courtesy of Gizmodo

GENERAL 2G Network GSM 850 / 900 / 1800 / 1900
3G Network HSDPA 850 / 1900 / 2100
Announced Exp. announcement 2010, June
Status Rumored. Exp. release 2010, 3Q
SIZE Dimensions 114.3 x 58.7 x 9.4 mm
Weight 140 g
DISPLAY Type TFT capacitive touchscreen, 16M colors
Size 640 x 960 pixels, 3.5 inches
– Multi-touch input method
– Accelerometer sensor for auto-rotate
– Proximity sensor for auto turn-off
– Scratch-resistant surface
SOUND Alert types Vibration, MP3 ringtones
Speakerphone Yes
– 3.5 mm headset jack
MEMORY Phonebook Practically unlimited entries and fields, Photocall
Call records 100 received, dialed and missed calls
Internal 64/80 GB storage
Card slot No
DATA GPRS Class 10 (4+1/3+2 slots), 32 – 48 kbps
EDGE Class 10, 236.8 kbps
3G HSDPA, 7.2 Mbps
WLAN Wi-Fi 802.11b/g
Bluetooth Yes, v2.1 with A2DP
Infrared port No
USB Yes, v2.0
CAMERA Primary 5 MP, 2592 x 1944 pixels, autofocus, LED flash
Features Touch focus, geo-tagging
Video Yes
Secondary Yes
FEATURES OS iPhone OS (based on Mac OS)
Messaging SMS (threaded view), MMS, Email, Push Email
Browser HTML (Safari)
Radio No
Games Downloadable, incl. motion-based
Colors Black, White
GPS Yes, with A-GPS support
Java No
– Active noise cancellation with dedicated microphone
– Digital compass
– Google Maps
– Audio/video player
– Voice command/dial
– TV-out
BATTERY Standard battery, Li-Ion

Punëtori i dehur i Apple zbulon prototipin e iPhone 4G

Dalja e pakujdesshme në mbrëmjen e 18 marsit ka dal të jetë e kobshme për punëtorin e kompanisë Apple – Gray Powell. Atë natë Powell në një kafiteri e ka humbur pajisjen e tij iPhone, mirëpo gati një muaj më vonë është dëshmuar se në vend të ndonjërës prej serive ekzistuese të iPhone, ai kishte humbur prototipin e celularit të ri iPhone, i cili do të duhej që në treg të paraqitet vetëm gjatë kësaj vere.Kompania Apple është bukur e rreptë kur bëhet fjalë për “rrjedhjen” e informatave mbi risitë prandaj niveli i sigurisë në kompani lirisht mund të matet me ato të shërbimeve sekrete botërore. Megjithatë, nuk ka asnjë sistem sigurie i cili mund të parandalojë gabimin e thjeshtë njerëzor.

Gjatë ditës së djeshme, ekipi i faqes teknologjike të internetit Gizmodo ka publikuar recensionin e detajuar të iPhone misterioz i cili ka përfunduar në redaksinë e tyre. Pajisja nga pikëpamja vizuale definitivisht ngjan me modelin aktual të iPhone, mirëpo prej tij dallon me shumë risi teknike.

Ata kanë publikuar detajet e pajisjes me titullin “Ky është iPhone i ri i Apple”, mirëpo megjithatë në tekst kanë lënë hapësirë se mund të bëhet fjalë për ndonjë pajisje të rrejshme. Krejt kjo deri mbrëmë kur në adresën e redaktorit të Gizmodos ka ardhur kërkesa zyrtare nga Apple e cila e kërkonte mbrapsht pajisjen e humbur. Kjo ishte gjëja e fundit që nevojitej për ta bërë tregimin mbi pajisjen e re iPhone të plotë.

Sa u përket risive në gjeneratën e re të iPhone, pajisja do të sjellë një kamerë shtesë të përparme për të kryer video-telefoni, thjerrëz më të madhe të kamerës ekzistuese, blic, qasje për kartelë të memories microSIM, ekran më të mirë, ani pse nuk dihet rezolucioni i saktë i tij, mikrofon shtesë për eliminimin e zhurmës në prapavijë, taste të metalizuara për të udhëhequr me zërin dhe fikjen e pajisjes, pamje të ndryshuar të pasme të pajisjes, kornizë alumini, bateri 16 për qind më të madhe, peshë tri gramë më të madhe dhe shumë risi tjera.

Për fat të keq, Apple, në momentin që ka kuptuar për humbjen, në largësi e ka bërë të paaftë pajisjen, prandaj recensioni i Gizmodos është bazuar ekskluzivisht në pamjen vizuale dhe në shpërbërjen e pajisjes.

Se çfarë i ka ndodhur Gray Powellit (në foto) të shkretë, nuk kemi arritur të kuptojmë ende

Paraqitet iPhone OS 4.0

Drejtori legjendar i Apple Steve Jobs edhe një herë është ngjitur në skenën e ndërtesës së Apple në Cupertino dhe ka paraqitur risitë të cilat i presin përdoruesit e pajisjeve iPhone gjatë kësaj vere në formë të versionit të sistemit të ri operativ iPhone OS 4.0. Në iPad versioni i ri i sistemit operativ do të vjen në vjeshtë.

iPhone OS 4.0 do t’u vihet në dispozicion përdoruesve gjatë kësaj vere dhe do të sjell shtatë mundësi kryesore, në mesin e të cilave sigurisht më e rëndësishmja është mundësia e ekzekutimit të më shumë aplikacioneve në të njëjtën kohë (multi-tasking). Në Apple pohojnë se kjo gjë nuk do t’i bëhet barrë kohëzgjatjes së baterisë dhe shpejtësisë së punës, e ne shpresojmë se edhe do të jetë ashtu. Fatkeqësisht, multi-tasking do të punojë vetëm në iPhone 3GS e iPod Touch, e pronarët e modeleve më të vjetra nuk do ta kanë këtë mundësi.

Nga pikëpamja e përdoruesve, kjo gjë është e thjeshtë – kur keni më shumë aplikacione të hapura, mund të kaloni nga njëra në tjetrën falë përzgjedhësit në fund të ekranit të pajisjes së tyre iPhone.

Shumë nga risitë tjera të përmendura më lartë janë të lidhura ngushtë pikërisht me multi-tasking; për shembull, prej tani e tutje do të mund të përdorni aplikacionin GPS dhe në të njëjtën kohë të dëgjoni muzikë nga ndonjë radiostacion i internetit, e do të mund të flisni edhe nëpërmes aplikacioneve VoIP derisa të jeni duke bërë diçka tjetër.

Sistemi i ri operativ për iPhone do të ofrojë mbështetje edhe për vendosjen e disa aplikacioneve në dosje (folder). Një mundësi bukur e mirë të cilën tanimë e kemi parë në forma të ndryshme në disa aplikacione tjera.

Risia tjetër është aplikacioni i përmirësuar për postën elektronike (e-mail), i cili tani mbështet një arkë (inbox) të vetme. Me fjalë tjera, tani e tutje do të mund të pranoni në një arkë e-mailat nga disa llogari të ndryshme.

Numri katër në listën e Steve Jobs vjen nga tableti iPad; bëhet fjalë për aplikacionin iBooks, që do të thotë se prej tani e tutje do të mund të blini dhe lexoni libra në pajisjen tuaj iPhone. Natyrisht, kjo përvojë nuk do të jetë aq e rehatshme sa në iPad, i cili ka ekran më të madh, mirëpo edhe iPhone mund të shërbej për këtë qëllim.

Edhe përdoruesit korporativ kanë fituar disa mundësi të reja interesante. Si më të rëndësishme do të veçonim mbështetjen për disa llogari të përdoruesve Exchange dhe mbrojtje më të mirë të dhënave.

Risia e radhës është Game Center, një vend qendror për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me lojërat në iPhone. Në të do të gjendet top lista, mundësitë e grupimit me lojtarë tjerë… shkurt e shqip, iPhone është bërë me versionin e vet të PlayStation Home, respektivisht me Xbox Live.

Risia e fundit sigurisht është më e rëndësishmja për vet kompaninë Apple, dhe quhet iAd. Bëhet fjalë për reklamimin në iPhone, por Apple ka ide krejtësisht tjetër si ta bëj këtë. Në vend që reklamat të jenë brenda aplikacionit dhe pas klikimit t’u largojnë nga ai dhe t’u dërgojnë në shfletues të internetit, Apple do të integrojë reklamat interaktive brenda vet sistemit operativ, kështu që krejt kjo përvojë do të jetë shumë më e rehatshme për përdoruesit. Apple do të ndajë fitimin me reklamuesit në përqindje 60:40, e vlerësimi i tyre është se iPhone OS si platformë është aq e madhe, sa që një miliardë shfletime në ditë është shifër krejtësisht reale.

Pos këtyre risive, Steve Jobs sërish ka dhënë disa shifra që kanë të bëjnë me pajisjet iPhone e iPad. Apple deri më tani ka shitur 450.000 njësi të iPad, 50 milionë iPhone dhe 35 milionë iPod Touch. Nuk është aspak çudi pse aksionet e kësaj kompanie gjatë javëve të fundit kanë fluturuar në qiell. /Telegrafi/