Hyrje > Apple, Te Rejat e Fundit > iPhone telefoni i mençur më i shitur në Japoni

iPhone telefoni i mençur më i shitur në Japoni


Qëkur ka nisur shitjen në këtë treg të Lindjes së Largët, Apple iPhone po shënon vetëm rezultate të mira. Rezultatet janë aq të mira sa që kjo pajisje e ka përfunduar vitin fiskal duke qenë në vendin e parë të telefonave të mençur më të shitur në Japoni.

Sipas të dhënave më të reja të institutit “MM Research Institute” Apple në fund të vitit fiskal, i cili ka përfunduar më 31 mars të këtij viti, në tregun japonez ka shitur 1.69 milionë iPhone, që kompanisë i ka sjell pjesëmarrje prej 72 për qind në këtë pjesë të tregut. Vendin e dytë në listën e telefonave të mençur më të shitur në Japoni e mban kompania tajvaneze HTC, me pjesëmarrje prej 11 për qind, derisa në vendin e tretë është klasifikuar Toshiba me 6.8 për qind pjesëmarrje.

Në tokën japoneze gjatë këtij viti fiskal është dyfishuar shitja e telefonave të mençur, e gjithsej janë shitur 2.34 milionë të tillë. Shitja e pajisjeve klasike për telefoni ka rënë për katër për qind, e gjithsej janë shitur 34.4 milionë njësi.

Shikuar nga pikëpamja globale, Apple gjatë vitit të fundit fiskal ka shitur 30.1 milionë iPhone në mbarë botën, prej të cilëve 5.6 kanë përfunduar në duart e japonezëve. /Telegrafi/

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: