Hyrje > Dell, Te Rejat e Fundit > Pak me shume per Celularet e rinj nga Dell

Pak me shume per Celularet e rinj nga Dell


Kompania Dell ka paralajmëruar disa telefona të mençur të cilët është duke i përgatitur, e për projektet më interesante të saj, duket se kanë rrjedhur informatat.

Aero është telefoni i mençur i paralajmëruar zyrtarisht nga Dell ai i cili do të paraqitet së pari në treg dhe në fakt është më së paku interesant prej tri pajisjeve për të cilat do të lexoni në këtë tekst. Aero është paralajmëruar për tremujorin e dytë të këtij vit.

Dell e ka bazuar këtë telefon të mençur në sistemin operativ Android 1.5 me aty-këtu ndonjë modifikim të mirëseardhur. Disa prej tyre janë mbështetja për Flash gjatë shfletimit të përmbajtjeve dhe të internetit dhe aplikacioni QuickOffice i instaluar në mënyrë automatike. Dell thotë se kah fundi i vitit me siguri do të përditësojë modelin Aero me versionin 2.1 të sistemit operativ Android 2.1, ani pse është ende e paqartë nëse me të do të pajisen vetëm ato pajisje të cilat atëherë do të dalin në shitje, apo me atë do të mund të përditësohen edhe telefonat e versionit paraprak 1.5.

Vetëtima e bubullima janë inspirim për dy telefonat e mençur më të avancuar të kompanisë Dell të cilët do të duhej t’i shihnim në treg në fund të këtij viti.

Thunder (Bubullima) është pajisje e bazuar në sistemin operativ Android, e cila ka ekran OLED të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.1 inçësh. Nuk është precizuar se cili do të jetë procesori i cili do të “sjellë” këtë telefon të mençur, por supozohet se ai do të jetë Snapdragon.

Dell ka paralajmëruar mbështetje për video-përmbajtjet online të paraqitura në Flash si dhe aplikacion të veçantë për Hulu (video shërbim amerikan me përmbajtjeve televizive i cili shfaqet vetëm brenda SHBA-ve). Sistemi operativ i Google do të jetë i maskuar me konfiguracionin e pamjes për përdorues të Dell të emëruar Stage.

Dell Lightning (Vetëtima) është pajisja tjetër, por kjo është e bazuar në sistemin operativ Windows Phone 7 të kompanisë Microsoft. Për dallim nga Thunder, Lightning pos ekranit OLED të ndjeshëm në prekje do të ketë edhe tastierë të plotë QWERTY. Për këtë shkas nuk do të vuajë madhësia e ekranit (me diagonale prej 4.1 inçësh) sepse tastiera do të tërhiqet nga pjesa e poshtme e pajisjes.

Kompania Dell ka qenë shumë më detajuese me specifikat e kësaj pajisje, prandaj dihet se ky celular do të ketë procesor Snapdragon me takt punues prej 1 GHz, 512 MB memorie punuese dhe tetë gigabajt memorie për ruajtje të dhënave e cila mund të rritet me anë të kartelave MicroSD. Kamera e integruar në këtë telefon do të ketë rezolucion prej pesë megapikselash, e në listën e shtojcave do të gjendet edhe busulla, pranuesi GPS dhe radio pranuesi.

Kategori: Dell, Te Rejat e Fundit
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: