Hyrje > Apple, Software, Te Rejat e Fundit > Multitasking së shpejti vjen në iPhone

Multitasking së shpejti vjen në iPhone


Kompania Apple kësaj vere do të duhej të paraqiste versionin e rifreskuar të sistemit të vet operativ të dedikuar për celularin e saj iPhone. Shumë faqe interneti që përcjellin këtë tematikë theksojnë se burimet anonime në Apple pohojnë se iPhone OS në versionin 4.0 do të ketë mbështete për multitasking.

Ndryshe, multitasking është aftësi e sistemit operativ e cila u mundëson përdoruesve që në të njëjtën kohë të shfrytëzojnë disa aplikacione të ndryshme. Këtë aftësi e kanë të gjitha sistemet operative të dedikuara për kompjuterë dhe pothuajse të gjitha sistemet tjera për pajisjet celulare.

Ky nuk është rasti edhe tek sistemi operativ për iPhone. Apple ka mundësuar që në prapavijë të sillet ndonjë aplikacion, dhe ekskluzivisht ato aplikacione që janë zhvilluar nga vet kompania. Sipas pohimeve të portalit AppleInsider, i cili përcjell ngjarjet e kësaj kompanie, versioni i ri i iPhone OS do të duhej t’i mundësojë multitasking edhe në të popullarizuarin iPhone.

Për fat të keq, a do të realizohet kjo dhe në çfarë mënyre, mbetet e ditur vetëm për inxhinierët e Apple. Për të mundësuar opsionin multitasking, në Apple duhet të zgjidhin dy probleme të rëndësishme – atë të mbështetjes harduerike dhe të kohëzgjatjes së baterisë.

S’na mbetet gjë tjetër vetëm të presim këtë verë, kur edhe do të paraqitet në treg iPhone OS 4.0.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: