Hyrje > Apple, Software, Te Rejat e Fundit > Nuk ka më përmbajtje seksuale në iPhone

Nuk ka më përmbajtje seksuale në iPhone


Ditëve të fundit kompania Apple ka filluar pastrimin e aplikacioneve me përmbajtje seksuale nga dyqani i vet për aplikacione të iPhone, e krejt ky muhabet ka nisur nga aplikacioni bukur i pakëndshëm Wobble iBoobs, i cili mundëson që në fotografinë e ndonjë femre të përcaktoni ku janë gjinjtë dhe më pas të shihni sesi kërcejnë. Mirëpo, ka shumë gjëra tjera që janë të paqarta në politikën e Apple ndaj llojit të këtyre aplikacioneve.

Njeriu i cili fshihet prapa aplikacionit Wobble iBoobs, Jon Atherton, ka tentuar të merr vesh rregullat e reja nga Apple për aplikacionet me përmbajtje seksuale dhe ka kuptuar se ato janë më të vërteta të rrepta. Nuk ka lakuriqësi, nuk ka bikini, nuk ka as femra (sigurisht as meshkuj) në të brendshme dhe në përgjithësi asgjë që do të mund të nxiste seksualisht përdoruesin.

Në anën tjetër, në dyqanin online të aplikacioneve të Apple (App Store) ende gjendet aplikacioni i Playboy, prandaj tani mbetet të shihet nëse Apple do të ketë standarde të dyfishta apo do ta largojë edhe atë.

Apple që një kohë ka telashe me përzgjedhjen e aplikacioneve për App Store dhe ka pasur paqartësi në lidhje me këtë, e posaçërisht kur bëhej fjalë për përmbajtjet seksuale. Duket se në prag të ardhjes në treg të kompjuterit tablet iPad, Apple dëshiron të largojë të gjitha përmbajtjet seksuale dhe të lë të kuptojë se iPad dhe pornografia nuk shkojnë së bashku.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: