Apple paraqet – iPad


Thashethemeve dhe pritjeve u erdhi fundi. Apple ka paraqitur versionin e vet të kompjuterit tablet me emrin iPad, duke shpresuar se me këtë ka definuar edhe një kategori të re të pajisjeve, diku në mes laptopëve, telefonit të mençur dhe një pajisjeje për lojë e zbavitje. Është vështirë të parashikohet nëse kjo orvatje do t’i përfundoj suksesshëm, mirëpo nga ajo që kemi parë në konferencën e Apple për shtyp të mbajtur të mërkurën, iPad i ka të gjitha predispozitat që ta bëj këtë.

Kur Apple e kishte paraqitur iPhone, të gjithë kishin supozuar për mundësitë e tij harduerike. Tri vite pas, Apple paraqet edhe iPad, mirëpo tani theksi nuk bie edhe aq shumë në harduer, por në përmbajtjet dhe shërbimet të cilat do t’i marrim me këtë pajisje.

Strategjia e kompanisë Apple është e qartë: të fokusohet në një pjesë të tregjeve me përmbajtje digjitale, të bëj pajisje për shpërndarje dhe kënaqësi me ato përmbajtje të cilat janë nën kontrollin e saj dhe më pas të merr përqindjen e vet. Kjo gjë u ka funksionuar shkëlqyeshëm edhe me muzikë (iPod), e edhe më mirë me aplikacionet mobile (iPhone), e tani u ka ardhur radha, videove, fotografive, librave elektronikë dhe revistave.

Le t’ia nisim me harduerin. Apple iPad është gjithsej 1.27 centimetra i trashë dhe 0.68 kilogramë i rëndë. Ekranin e ka IPS LCD me diagonale prej 9.7 inç, e futet në funksion nga çipi i Apple me emrin A4, i cili ka takt punues prej 1 GHz. Sa i përket ruajtjes së të dhënave, iPad do të vjen në tri variante: 16, 32 e 64 gigabajt hapësirë të dhënash. Nga lidhjet e mundshme, në të janë Wi-Fi e Bluetooth (me shtojcë të 3G që vjen si opsion), e bateria zgjat deri në 10 orë punë dhe deri në një muaj në pritje (standby). iPad megjithatë nuk ka porte USB, e me kompjuter dhe pajisjet tjera periferike lidhet me anë të konektorit 30 pinësh.

Kur jemi te shtojcat, një prej tyre është paralajmëruar: tastiera e cila njëkohësisht shërben edhe si pikë furnizimi, që e bën atë një shtojcë të shkëlqyeshme. Nga pikëpamja softuerike iPad është i ngjashëm me iPhone dhe me të ndan të njëjtin sistem operativ, mirëpo shumë aplikacione janë bartur nga Mac dhe janë përshtatur për iPad dhe tastierës së saj softuerike. Mund të presim që për këtë tastierë të dëgjomë shumë gjatë ditëve në vijim, mirëpo tani për tani është vështirë të thuhet se sa ajo do të mund të jetë zëvendësim për tastierën standarde, atë harduerike QWERTY. Vlen të përmendet edhe një gjë e cila mungon: kamera. Duket se Apple e ka menduar pajisjen iPad më të të afërt me kompjuterin sesa me celularin, prandaj kamerën e ka menduar si shtojcë të cilën do ta shes ndaras.

Hmmm… Gjërat paksa komplikohen kur vjen puna të çmimi. iPad me 16 GB memorie kushton 499 dollarë, modeli 32-gigabajt është 599, e ai 64-gigabajt 699 dollarë. Nëse doni lidhje 3G, që në ditë të sotme është domosdo, çmimi rritet për 130 dollarë për model.

E përmendëm pajisjen iPod me të cilën Apple bëri për vete tregun e muzikës digjitale dhe atë iPhone i cili po bën kërdi në tregun e aplikacione mobile. iPad është pajisje më e gjithanshme dhe vlerësojmë se dominimi e saj mund të shpërndahet në disa fusha: film, video e televizion, fotografi, libra, revista e lojëra. Kemi dyshime që përdoruesit do ta pranojnë atë njëjtë kur bëhet fjalë për të gjitha këto përmbajtje, por nëse Apple i shkon për dore të zgjeroj afarizmin e vet në ndonjërën prej këtyre që u përmendën, iPad do të jetë një pajisje shumë e suksesshme.

P.S Nuk e kuptoj pse kjo paisje i paraqitet bleresit kur nuk eshte nje PC dhe as Smartphone por nje kombinim i shemtuar u te dyjave.Nuk ka CD,nuk ka Stick memory,nuk flash dhe per me teper nuk eshte Multitasking.

  1. 15 Prill, 2010 te 08:23

    uau

  1. No trackbacks yet.

Lini një koment