Hyrje > Apple, Te Rejat e Fundit > App Store në dominim absolut

App Store në dominim absolut


Sipas rezultateve të kompanisë Gartner, dyqani online App Store i kompanisë Apple (pothuajse) dominon në tregun e aplikacioneve për celularë.

Edhe pse dihet që App Store është shërbimi më i popullarizuar për shpërndarjen e aplikacioneve për celularë, shifrat konkrete nuk janë bërë publike. Një gjë dihet, ato janë shumë të mëdha.

Sipas statistikave të mbledhura nga kompania për hulumtim të tregjeve Gartner, App Store nga numri i përgjithshëm i aplikacioneve për celularë mban hiq më pak se 99.4 për qind të tregut. Vitin e kaluar App Store ka pasur 2.5 miliardë aplikacione të shkarkuara, derisa në platformat e tjera të ngjashme konkurrente kjo shifër ka qenë gjithsej 16 milionë. Qarkullimi i përgjithshëm në tregun e aplikacioneve për celularë gjatë vitit të kaluar ka qenë 4.2 miliardë dollarë.

Për këtë vit parashihet që Apple megjithatë do të humbas një pjesë të pites – nga gjithsej 4.5 miliardë aplikacione, tre milionë do të duhej të shkarkoheshin nga App Store. Nga gjithsej 6.8 miliardë dollarë qarkullim në treg, sipas parashikimeve, kompanisë Apple do të duhej t’i takonin 4.5 miliardë

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: