Hyrje > Lenovo, Te Rejat e Fundit > Lenovo do te lacoje Celularin LePhone

Lenovo do te lacoje Celularin LePhone


Lenovo ka publikuar specifikat dhe fotografitë zyrtare të telefonit të vet të mençur të bazuar në sistemin operativ Android, i cili tani për tani mund të gjendet vetëm në tregun kinez.

Lenovo ka paraqitur edhe telefonin e vet të dytë të mençur të bazuar në Google Android. Emri i celularit është LePhone, derisa dizajni i tij modular sjell disa risi në krahasim me pajisjet klasike me ekran të ndjeshëm në prekje.

Celulari mund të vendoset brenda shtëpizës me të cilën gjë rrit funksionalitetin e telefonit rrëshqitës me tastierë të plotë harduerike. Një qasje të ngjashme prodhuesi e ka përdorë edhe në laptopin e tij IdeaPad U1 Hybrid.

Nga komponentët e tij veçohen procesori i Qualcomm Snapdragon prej një gigaherc, fotoaparati me rezolucion prej tre megapiksela, GPS e Wi-Fi. Ekrani është i llojit AMOLED me diagonale prej 3.7 inç dhe rezolucion prej 480 x 800 piksela.

Tani për tani ky celular është paralajmëruar vetëm për tregun kinez, e në treg do të gjendet gjatë pjesës së parë të këtij viti.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: