Hyrje > Acer, Android OS (By Google), Sistemet Operative (OS), Te Rejat e Fundit > Acer paralajmëron gjashtë celularë të ri me Android

Acer paralajmëron gjashtë celularë të ri me Android


Prodhuesi i dytë më i madh i kompjuterëve në botë ka publikuar planet e veta për vitin e ardhshëm. Acer bukur seriozisht po përfshihet në tregun e celularëve, sepse vitin e ardhshëm nga kjo kompani mund të presim madje gjashtë pajisje.

Sipas paralajmërimeve, nga Acer vetëm në pjesën e parë të vitit të ardhshëm në treg do të duhej të gjendeshin madje gjashtë pajisje. Ajo që tingëllon interesante është se të gjitha gjashtë pajisjet do të përdorin platformën operative Android nga Google.

“Ende po mendojmë për hapat tonë për pjesën e dytë të vitit 2010”, ka deklaruar zëvendësdrejtori i degës së celularëve të Acer, Roger Yuen.

Pajisjet e paralajmëruara të Acer do të paraqitet në tri kategori çmimesh, të ulët, të mesme dhe të lartë, e disa prej modeleve do të dedikohen për përdoruesit afaristë. Datat e sakta të paraqitjeve të këtyre pajisjeve nuk dihen.

Acer mu tani në treg është duke lansuar celularin e parë të vet në Android të emërtuar Liquid. Pajisja është e bazuar në procesorin e Qualcomm me takt pune prej një gigaherc – Snapdragon. Sistemi i tij operativ është Android në versionin 1.6, gjersa e veçanta e tij është mbështetja për grafikën tredimensionale, që e bën atë telefonin e parë të këtij lloji me sistemin operativ Android.

Liquid ka ekran WVGA me diagonale prej tre inç e gjysmë dhe është i pajisur me adaptorin WiFi dhe pranuesin A-GPS. Bëhet fjalë për një telefon 3G i cili internetit i qaset me anë të protokollit HDSPA.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: