Hyrje > NOKIA, Sistemet Operative (OS), Symbian S60, Te Rejat e Fundit > Nokia N900 fillon me shitjen

Nokia N900 fillon me shitjen


Telefoni i mençur i Nokias N900 është paralajmëruar këtë verë, e i bazuar në pamjen e re Maemo, ka filluar shitjen në mbarë botën.Brenda pak ditësh në dyqane do të duhej të paraqiten pajisjet e para N900 të Nokias, të bazuara në pamjen Linux Maemo me ekran 3.5 inçësh multitouch i cili është në gjendje të shfaq pamjen në pozitë vertikale dhe horizontale. Në konfiguracion janë integruar edhe shërbimet e internetit, derisa hapësira punuese është më e madhe se vet ekrani i cili shërben si dritare në pjesën e informatave në dispozicion.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, dërgesat nga fabrikat e modelit N900 kanë filluar sot, prandaj brenda pak ditësh do të paraqiten në dyqanet e Amerikës Veriore, Lindjes së Afërme dhe Rusisë. Ndryshe, bëhet fjalë për një pajisje e cila do të jetë konkurrenti kryesor për Blackberry e iPhone.

Telefoni është i pajisur me tastierë rrëshqitëse, përmban lidhjet Wi-Fi, Bluetooth e HSPA, e në të janë 256 MB RAM dhe 768 MB memorie virtuale, fotoaparati prej 5 megapikselash, kamera e uebit prej 2 megapikselash dhe qasja microSD për kartelat prej 16 GB.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: