Hyrje > Te Ndryshme, Te Rejat e Fundit > Shitje rekorde e telefonave të Smartphones

Shitje rekorde e telefonave të Smartphones


Në tregun e telefonave të mençur janë shënuar shitje rekorde të cilat janë më të mira edhe nga tremujori paraprak si dhe nga viti i kaluar.

Prodhuesit e telefonave të mençur e kanë mbyllur me sukses tremujorin e tretë, pohojnë nga kompania analitike IDC. Gjithsej janë shitur 43.3 milionë pajisje që është rezultat 3.2 për qind më i mirë se në tremujorin paraprak.

Gjithashtu, rezultati është për 4.2 për qind më i mirë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, e në IDC përmendin se shitja e mirë është rezultat i kërkimit të madh të celularëve i cili ka zgjatur gjatë tërë vitit.

Pos kësaj, kompania vlerëson se përqindja e telefonave të mençur do të rritet krahasuar me celularët “e zakonshëm” sepse blerësit kërkojnë funksione shtesë veç telefonimit dhe dërgimit të porosive SMS.

Gjatë këtij tremujori Nokia ka shitur më së shumti celularë, gjithsej 16.4 milionë që ka qenë e mjaftueshme për të bërë për vete 37.9% të tregut. Pasohet nga RIM me 19%, Apple me 17%, HTC me 5.6% dhe Samsung që ka pushtuar 3.5% të tregut të telefonave të mençur.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: