Vjen edhe Motorola Droid


f.1029141907636_mPo plotësohet tregu i telefonave të mençur edhe me një pjesëtar të kësaj kategorie. Motorola ka paraqitur pajisjen e emëruar Droid, e nëse nuk gabohemi, ky është vetëm fillimi i serisë me të njëjtin emër.

Motorola Droid përmban të gjitha karakteristikat dhe shtojcat të cilat do të mund t’i nevojiteshin një përdoruesi të flaktë të një telefoni të mençur. Qasja në shërbimet e internetit është e mundësuar në një varg mënyrash. Droid ka tastierë të plotë në mënyrë që t’i përmbush nevojat e njerëzve që shkruajnë shpejt, e pasi që si platformë softuerike përmban Android nga Google, përdoruesve u është mundësuar edhe qasja në dyqanin online të aplikacioneve, ku edhe mund t’i shkarkojnë ato.

Sa u përket karakteristikave teknike, dimensionet e pajisjes janë 11.6 x 6 x 1.27 centimetra, peshon 170 gramë, ka tastierë të plotë, ekran 3.7 inçësh të ndjeshëm në prekje me rezolucion prej 480 x 854 piksela, qasje 3.5-milimetërshe për dëgjuese, fotoaparat prej 5 megapikselash, Wi-Fi, Bluetooth, GPS, derisa bateria e integruar do të duhej të ofrojë 6.4 orë bisedë apo 11 orë në pritje.

Po ashtu, Motorola Droid është pajisja e parë e kompanisë e cila shfrytëzon versionin e ri të platformës Android në versionin 2.0.

Aktualisht Motorola Droid mund të gjendet vetëm në SHBA në kuadër të paketës së operatorit të telefonisë mobile Verizon. Nuk dihet se a do të paraqitet në ndonjë prej tregjeve tona të afërta.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: