Hyrje > Apple, NOKIA, Te Rejat e Fundit > Nokia padit Apple për shkak të iPhone

Nokia padit Apple për shkak të iPhone


Prodhuesi më i madh i celularëve në botë, Nokia, është duke paditur rivalin e saj, kompaninë Apple, për shkak të përdorimit të paligjshëm të disa patentave për iPhone. Në fakt, Nokia pohon se asnjëherë nuk është kompensuar për teknologjitë e saj.

Padia ka të bëj me dhjetë patente në mesin e të cilave është kodimi i bisedës, siguria, shifrimi dhe të dhënat pa tela, njofton transmetuesi britanik BBC.

Kompania finlandeze Nokia pohon se marrëveshja për shfrytëzimin e teknologjive të saj është nënshkruar me 40 kompania, mirëpo në mesin e tyre nuk gjendet edhe kompania Apple.

“Parimi themelor në industrinë mobile është që kompanive të cilat kontribuojnë në zhvillimin e teknologjisë tu paguhet shfrytëzimi i pronësisë së tyre intelektuale, që Apple nuk e ka bërë, derisa pret që të ndiqet i njëjti parim”, ka thënë Ilkka Rahnasto nënkryetar i njësisë ligjore dhe intelektuale të Nokias, duke shtuar se kompania të cilën përfaqëson vetëm gjatë dy dekadave të fundit ka investuar 40 miliardë euro në hulumtime dhe zhvillim të teknologjisë.

Në fillim të këtij muaji Nokia ka njoftuar për humbjen e vet të parë tremujore gjatë dhjetë viteve të fundit.

Analistët vlerësojnë se deri tek rënia e shitjes së celularëve të Nokias ka ardhur për faktin që njerëzit çdo ditë e më shumë po përdorin pajisjet si iPhone e Blackberry.

Në ndërkohë, siç kemi raportuar edhe ne, Apple në tremujorin e fundit ka arritur të realizoj fitim rekord prej 1.67 miliardë dollarë.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: