Hyrje > Te Ndryshme, Te Rejat e Fundit > Celular me Windows XP

Celular me Windows XP


f.0930110314245_m

Një kompani jo shumë e njohur kineze ka paraqitur celularin me pajisje të plota dhe versionin komplet të sistemit operativ Windows XP.

Kompania kineze “In Technology Group” ka paralajmëruar celularin e bazuar në sistemin e plotë operativ Windows XP. Pajisja vihet në funksion nga procesori Super Mobile i AMD-së në kombinim me 512 MB apo 1 GB memorie si dhe diskun klasik të kapaciteteve 30, 60, 80 e 120 gigabajt apo me disk SSD prej 8 deri në 64 GB.

Celulari i emëruar xpPhone ka ekran 4.8-inçësh të ndjeshëm në prekje (800 x 480 piksela), WiFi, Bluetooth, GPS dhe lidhje 3G. Në të gjendet edhe kamera prej 1.3 megapikselash, video dalja VGA, gjersa janë integruar edhe audio konektorët dhe një USB.

Edhe pse prodhuesi thekson kohën e bisedës prej 5 orësh dhe kohën në pritje prej 5 ditësh, në përdorimin e vërtetë të Windows bateria standarde mbetet e zbrazur për shtatë orë. Kjo pajisje peshon 400 gramë derisa çmimi nuk është bërë publik.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: