Hyrje > Te Rejat e Fundit > Celular me energji diellore

Celular me energji diellore


lg-gd510

LG në telefonin e vet të ri celular GD510 shfrytëzuesve do t’u ofrojë mundësinë e integrimit të çelive diellore në kapakun e baterisë. Me këtë, ky telefon është bërë edhe ideal për njerëzit të cilët janë të vetëdijshëm për mjedisin dhe shfrytëzuesit që kursejnë energjinë.Telefoni LG GD510 Pop bie në kategorinë e mesme, që do të thotë se shfrytëzuesit e tij nuk do të mund të shfletojnë internetin me anë të rrjeteve WiFi e as në shpejtësitë e mëdha që ofron gjenerata e tretë (3G) e celularëve. Shpejtësitë më të mëdha me të cilat ky telefon i qaset interneti janë ato të cilat i mundëson protokolli EDGE.

Vizualisht, ky telefon jep përshtypjen e një pajisje shumë më të shtrenjtë. Për këtë, para së gjithash, meritor është ekrani i madh i ndjeshëm në prekje me diagonale prej tre inçësh dhe rezolucion 240 x 400 piksela. Celulari ka edhe fotoaparat digjital me rezolucion prej tre megapiksela dhe tetë gigabajt të memories interne.

Telefoni do të duhej të del në shitje gjatë muajit tetor me çmim tani për tani të panjohur, e nuk dihet se as sa do të kushtojë shtojca e shtresës diellore e cila do të vendoset në pjesën e prapme të telefonit.

Kategori: Te Rejat e Fundit
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: