Hyrje > Te Rejat e Fundit > Windows Mobile 6.5 në Tetor

Windows Mobile 6.5 në Tetor


f.0902143917961_m

Microsoft ka njoftuar se telefonat e parë celularë të bazuar në sistemin operativ Windows Mobile 6.5 do të arrijnë në treg më 6 tetor të këtij viti. Pajisjet e reja njëkohësisht do të janë edhe të parat të cilat do të shiten nën emrin e marketingut “Windows Phone”. Me Windows Mobile 6.5 Microsoft do të provojë të bind përdoruesit se telefonat e bazuar në sistemin e tij operativ nuk janë të mirë vetëm për punë, respektivisht ata ofrojnë mundësi po aq të mira edhe për funksionet tjera të cilat u interesojnë përdoruesve “të rëndomtë” larg mjedisit të punës.

Në mesin e risive më të reja në sistemin e ri operativ është përfshirja e dyqanit online të aplikacioneve Windows Marketplace. Në fakt, edhe pse deri tani kanë ekzistuar mijëra aplikacione për Windows Mobile, nuk ka qenë aq e lehtë të gjenden dhe të transferohen në vet pajisjen. Në Microsoft nuk kanë njoftuar se sa aplikacione janë paraqitur dhe miratuar në dyqanin Windows Marketplace, mirëpo është theksuar se në mesin e tyre janë edhe Netflix, Facebook e shumë lojëra.

Microsoft gjithashtu do të filloj zyrtarisht me shërbimin pa pagesë My Phone e cila përdoruesve u mundëson krijimin e thjeshtë të kopjeve të kontakteve, kalendarëve, porosive, fotografive dhe të dhënave tjera. Shërbimi gjithashtu do të përmbajë funksionin “Find My Phone”, i cili do të duhej t’u lehtësojë përdoruesve ta gjejnë pajisjen e humbur.

Risitë tjera përfshijnë konfiguracionin më të avancuar për përdorues, mbështetje më të mirë për ekrane të ndjeshme në prekje, shfletues i avancuar i internetit dhe mundësi më të shumta për udhëheqje me postën elektronike.

Në mesin e kompanive të cilat së shpejti do të duhej të paraqisnin celularët e tyre të bazuar në Windows Mobile 6.5 theksohen Acer, HP, HTC, LG, Samsung, Sony Ericsson e

Kategori: Te Rejat e Fundit
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: