Hyrje > Software > LG prezanton dyqan per software.

LG prezanton dyqan per software.


lg_logoLG Electronics Inc, prodhuesi nr. 3 në botë i celularëve, po hap një dyqan “në linjë” për aplikacionet e telefonave mobilë të martën me një fokus parësor në Azi dhe aspirata për më shumë treg botëror nga fundi i vitit.

Prodhuesit e telefonave dhe firmat mobile në mbarë botën janë në garë për t’u ndeshur me suksesin e Dyqanit të Aplikacioneve të Apple, duke krijuar dyqanet e tyre virtualë ku përdoruesit mund të shkarkojnë programe dhe përmbajtje.

Përmirësimi i programeve është çelës për prodhuesit e celularëve të Koresë së Jugut Samsung dhe LG, të cilët janë rritur mirë në receptorët me çmim të arsyeshëm, por janë pas në kategorinë që po rritet shpejt të celularëve inteligjentë.

LG, e cila ndjek Nokia dhe Samsung Electronics Co Ltd në telefonat mobilë, tha në një deklaratë të hënën se “Dyqani i Aplikacioneve LG” do të mundësonte 1,400 aplikacione përfshirë 100 programe falas, të mundshëm në 15 gjuhë.

Shërbimi do të ofrohet së pari në Azi- vendet e Paqësorit si Singapori, Malajzia dhe Australia dhe do të arrijë në Evropë dhe Amerikën e Jugut nga fundi i vitit, me një numër aplikacionesh të ofruar më shumë se 2,000 deri atëherë, tha LG.

LG nuk ka vendosur ende ndonjë plan për të hyrë në tregun e Shteteve të Bashkuara, fortesa e iPhone të Apple dhe Blackberry të Research In Motion.

Aksionet në LG Electronics ranë me 1.6 përqind në 0204 GMT, në krahasim me 2 përqind humbje të tregut të gjerë.

Kategori: Software
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: