Hyrje > I pakategorizuar > Evropa do të ketë një karikues celulari universal

Evropa do të ketë një karikues celulari universal


Gjuetia e tërbuar për karikuesin celular të duhur së shpejti do të jetë pjesë e së shkuarës – të paktën në Evropë – pasi prodhuesit kryesorë të hënën ranë dakord të paraqesin një përshtatës universal brenda gjashtë muajve.

Shumë telefona mobilë aktualisht mbështeten në karikues të ndryshëm, duke shkaktuar male me mbeturina elektronike.

Liderët industrialë, përfshirë Apple, Motorola, Nokia, Samsung dhe Sony Ericsson, kanë bërë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për ta paraqitur karikuesin një-madhësi-përshtat-gjithçka në 1 janar 2010, duke ofruar një zgjidhje për një nga mërzitjet kryesore të jetës moderne.

Me bumin e rritjes së numrit të celularëve këto pak vite të shkuara, është rritur gjithashtu edhe numri i karikuesve — duke prodhuar male me mbeturina teknologjike, duke qenë se përdoruesit ndryshojnë apo përmirësojnë receptorët e telefonit.

Tani industria e telefonave mobilë ka rënë dakord të standardizojë karikuesit e saj, duke i bërë të gjithë telefonat të pajtueshëm me një fishë mikro-USB, tashmë standarde për telefonat si BlackBerry.

Vitin e shkuar afërsisht 1.2 miliardë celularë u shitën në mbarë botën, sipas Universitetit të Kuinslendit Jugor, të dhëna të raportuara nga grupi i industrisë ombrellë GSMA (Groupe Speciale Mobile Association), duke prodhuar deri në 82,000 tonë karikuesë.

Me shqetësimin për nivelin e mbeturinave të shkaktuara nga karikuesit me defekt apo të dalë mode, ligjvënësit evropianë kanë, më përpara marrëveshjes të së hënës, konsideruar detyrimin e prodhuesve të përshtatin teknologjinë universale.

“Jam shumë i kënaqur që industria ka gjetur një marrëveshje, e cila do ta bëjë jetën shumë më të lehtë për konsumatorin”, tha Gunter Verheugen, zëvendës-president i krahut ekzekutiv të BE-së, Komisionit Evropian, në një deklaratë.

“Kjo gjithashtu do të thotë konsiderueshëm më pak mbeturina elektronike, sepse njerëzve nuk do t’u duhet më të hedhin karikuesit kur blejnë telefona të rinj.”

Me këtë marrëveshje të gjerë në Evropë, pjesa e mbetur e botës nuk duket se do të ngelet pas.

GSMA, e cila përfaqëson 750 operatorët e telefonisë mobile të botës, tashmë ka premtuar se afati i fundit për të paraqitur një karikues universal është Janari 2012.

*www.krokodili.com

Kategori: I pakategorizuar
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: