Kreu > SonyEricsson, Te Rejat e Fundit > Xperia e re do të bazohet në Android

Xperia e re do të bazohet në Android


f.0706105916436_m Kompania Sony Ericsson po na e përgatit një befasi të këndshme: versionin e ri të telefonit të tyre më të fuqishëm të mençur, Xperia, por kësaj radhe me sistemin operativ Android nga Google. Nga portali danez Mobil pohojnë se kanë depërtuar deri tek dokumentet interne nga Sony Ericsson në të cilën përshkruhet Xperia e re, dhe këtë e kanë përshkruar me fotografi bukur bindëse. E tash, ku është “forja”? Epo, Xperia e parë, edhe pse e fuqishme në letër, thjesht e ka pasur platformën e gabuar. Windows Mobile 6.1, e cila atë kohë ka qenë në lojë, thjeshtë është platformë e keqe në krahasim me konkurrencën, që e ka dëshmuar edhe vet kompania Microsoft e cila pas një varg kritikash i ka paraqitur dy versionet e saj të radhës: Windows Mobile 6.5 (e cila veçmë është në qarkullim) si dhe Windows Mobile 7.0 e cila pritet të dalë. Mirëpo, për Xperian ndoshta tanimë është vonë, nëse mund t’u besohet të dhënave nga portali Mobil, në Sony Ericsson kanë vendosur që modeli i ri të bazohet në platformën Android të kompanisë Google, që, nëse na pyesni neve, është zgjidhje shumë më emirë. Për pajisjen e re nuk dihet shumë, por ajo që dihet tingëllon tepër mirë për të qenë e vërtetë: fotoaparat me rezolucion prej tetë megapikselash dhe procesori Snapdragon nga Qualcomm me takt punues prej 1 GHz? Sigurisht që as ne nuk do të ankohemi, nëse këto dhëna të dalin të janë të sakta.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një koment