Hyrje > Te Rejat e Fundit > Google Voice në fazën eksperimentale

Google Voice në fazën eksperimentale


gg

Google nuk ka të ndalur! Kompania është duke përgatitur një shërbimin telefonik i cili së shpejti do të duhej të filloi punën, e tani për tani janë në vijim testimet eksperimentale. Sipas raportimit nga faqja teknologjike ArsTechnica, Google deri më tani i ka grumbulluar mbi një milion numra telefonik, tani për tani vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgatitje të lansimit publik të shërbimit të vet ri të telefonisë IP, atij Google Voice. Shërbimi aktualisht gjendet në fazën e mbyllur eksperimentale, derisa bëhet fjalë për një teknologji të cilën Google e ka bërë për vete me blerjen e kompanisë GrandCentral para dy vitesh. GoogleVoice përdorë vetëm një numër telefonik i cili mund të transferojë thirrjet në telefonat e tyre ekzistues. Ka të integruar postën me zë të cilës mund t’i qaset me anë të telefonit apo internetit, derisa mund të ruaj edhe porositë audio siç është Gmail. Shërbimi ofron edhe mundësinë e transkriptimit të porosive, kthimit të bisedës në tekst, tani për tani vetëm në gjuhën angleze. Në këtë mënyrë porositë mund të kërkohen sikur çdo përmbajtje tjetër tekstuale dhe të përcillen si tekst në çfarëdo adrese të e-mailit.

Kategori: Te Rejat e Fundit Etiketa:
  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: