Hyrje > Te Ndryshme, Te Rejat e Fundit > Japoni, telefoni që karikohet me rrezet e diellit

Japoni, telefoni që karikohet me rrezet e diellit


n82288354652_1676251_6366061• Telefoni celular u prezantua ne Japoni dhe ne vere pritet të dalë në treg. TOKIO- Tani celulari mund të shfrytëzojë energjinë diellore për tu karikuar: Operatori i tretë celular i Japonisë Softbank, ka prezantuar në Tokio telefonin e parë celuar që është në gjendje të karikojë baterinë përmes paneleve të veçanta diellore, ndryshe nga karikimi tradicional me korrent. Modeli i ri, i quajtur Solar Hybrid 936SH është prodhuar nga Sharp, ndër liderët botërorë të prodhimeve të pajisjeve fotovoltaike (pajisje që e marrin dritën e diellit dhe e kthjenë në energji) . Celulari do të dalë në treg në verë në shumën rreth 40 yen e këmbyer në valutën europiane kushton 300 euro. Karikimi i baterive të celularit me energji diellore arrihet falë paneleve të vogla fotovolkaike që janë vendosur në kapakun e telefonit dhe që lejojnë, nga sa është deklaruar nga prezantuesit, që me dhjetë minuta ekspozim në diell, telefoni të ketë një karikim të mjaftueshëm për dy orë kur nuk flet, ose një 1 minutë bashkëbisedim. Kompania krijon gjithashtu mundësinë e rikarikimit të telefonit në mënyrë automatike teksa është në përdorim në ambiente të hapura, ndërkohë që aparati është i mbuluar nga një material special që nuk lejon ujin ose lagështirën. (s.g/BalkanWeb)

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: