Sony Ericsson “C510”


Padyshim modeli i hedhur se fundmi ne treg nga “Sony Ericsson”, konsiderohet mjaft i kendshem per nga ana vizuale e tij, aq sa mund te thuhet se nje gje e tille mungon qe nga prezantimi i telefonit te dores “S500i”.

Telefoni, “C510” ngjason me aparatet e tjere me kamera, te kategorise “Cybershot” (emri i markes se kameres tek aparatet Sony).
Nuk mund te thuhet aspak se kemi te bejme me nje aparat te lire.
Kamera “cyber-shot” eshte e vendosur ne pjesen e pasme te aparatit dhe gjendet nen nje lente mbuluese te rreshkitshme. Lentja dallohet per dizenjimin me dru te lemuar dhe te shkelqyeshem, çka e ben ate te shfaqet si nje telefon i kushtueshem.
Tastiera nuk dallohet per ndonje veçanti, eshte disi e holle. Eshte e vendosur ne pjesen e poshtme te ekranit me ngjyra, eshte nje tastiere numerike, por hapesira mes çdo butoni eshte shume e vogel dhe rrezikon te shtypen dy butona ne te njejten kohe.
Edhe pse telefoni “C510” nuk ben pjese ne familjen “Walkman”, mund te ndiheni te lumtur pasi tek ai do te gjeni folene per kufjet.
Pavaresisht zhurmes qe eshte bere per serine “cybershot”, mund te thuhet se cilesia e perftimit te fotove nuk eshte ajo e pritshmja. Programet e kameres jane pak a shume te ngjashme si tek aparatet e tjere te kesaj serie. Ajo qe mund te thuhet eshte se kamera 3.2 megapiksel, fale objektivit, ben nje pune te mire, por nuk perfshin sistemin e stabilizimit te fotove ne menyre dixhitale.
Testimet e kryera te fotot e perftuara nga ky aparat tregojne se ato jane te nje cilesie te larte kryesisht ne mjedise te erreta. Si edhe te programet kamera, funksionet media player dhe kerkimi i internetit jane te pakrahasueshme me modelet e tjera te tregtuara nga “Sony Ericsson”. Seleksionimi i programit “media” ne menyre te drejtperdrejte nga menuja baze e “Sony Ericsson”, ben qe te keni akses direkt mbi muziken dhe videot e preferuara, thjesht duke i seleksionuar nga lista. Kerkimi ne internet eshte i shkelqyer fale kombinimit te shpejtesise se te dhenave “HSDPA”, si dhe motorit te kerkimit te trupezuar. Nje gje e tille nuk do te thote zevendesim i motorit te kerkimit te ekranit, siç mund te ndodhe tek aparate te tjere, por eshte me shume nje aftesi per te gjetur me lehtesi ate çka deshironi. Ekrani ka nje ngjyrim mbreselenes dhe hijezimet e bejne te ngjaje shume me mire.
Telefoni i dores “Sony Ericsson” ka nje eksperience te mire te thirrjes se telefonatave, menuja eshte e shpejte, jetegjatesia e baterise eshte mesatare, duhet ta karikoni ate çdo tri dite. Ky aparat kushton 349 dollare.

sony-ericsson-c510-265x300

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: