Nokia 5730 XpressMusic


Nisur nga fotoja e telefonit “5730” me tastieren e tij “QWERTY”, na ben te mendojme se nje gje te ngjashme e kemi pare edhe me pare. eshte diçka e ngjashme edhe me modelin “E75” te hedhur ne treg nga Nokia, pak jave me pare.

Nje gje e tille nuk mund te cilesohet domosdoshmerisht negative. Fakti qe Nokia ka hedhur ne treg serine e re “E” me telefona qe kane ngjyra te gjalla, pjesen e pasme me shkelqim, si dhe ekspozimin e sherbimeve, si “HSDPA”, “Wi-Fi”, “GPS”, nenkupton qe dizenjuesit kane synuar te ruajne pikat e forta te besueshmerise se kesaj marke. Kjo game aparatesh perfshin mekanizmin e hartes “Nokia”, ndersa ne rastin e telefonit “5730” eshte i pranishem edhe sherbimi “Nokia Music Store” (dyqani muzikor i Nokia-s), si dhe “N-Gage” (bixhos).
Ekrani i telefonit ka pesuar gjithashtu ndryshime te dukshme. Jane te perfshire disa elemente te serise “60” ne dizenjim me te cilat jemi mesuar, por edhe disa karakteristika si tek telefoni “5800 XpressMusic”, me kontakte te shpejta.
Tipari “XpressMusic” e karakterizon kete telefon dore per nga sherbimi i tij muzikor. Nokia, ka parashikuar per kete aparat te kete nje memorie 8GB, si dhe karten shtese te memories per te arritur nje zgjatim 16 GB. Ky telefon vjen edhe me folene e kufjeve 3.5 milimetra. Aparati “5730” perfshin edhe tiparin “Say and Play”, qe do te thote kontroll vokal i ndertuar tek instrumenti muzikor. Mjafton te shtypni butonin e dedikuar dhe te flisni me ze emrin e pjeses muzikore ose te artistit per te degjuar kengen tuaj te preferuar.
Me te gjithe gamen e sherbimeve, e vetmja gje qe ndan telefonin “5730” nga aparatet e serive te tjere “N”, eshte kamera. Te ky aparat do te gjeni kameren 3.2 megapiksel me lente optike “Carl Zeiss”.
Perfshirja e disa elementeve ben qe jeta e baterise (1000mAh) nuk te jep sigurine se “5730” do te kete nje gjetegjatesi te madhe ditore.
Nderthurja e funksioneve te biznesit, si dhe tastiera “QWERTY” na ben qe te mendojme se “XpressMusic” eshte nje telefon dore interesant ne koncept, por nuk mund te thuhet me siguri nese “Nokia” do te kthehet ne fituese me kete model.
Njerezit, te cilet preferojne me shume aplikimet e biznesit te nje aparat duhet te fokusohen te seria “E” e “Nokia-s”, ndersa ata qe adhurojne muziken mund te preferojne me shume aparatet e “Apple”, “iPhone”. Nderthurja e ketyre dy elementeve mund te lere disi ne harrese telefonin “5730”, i cili vjen me nje çmim 300 dollare.

Burimi:ShqipMedia.com

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: