BlackBerry “Curve 8900”


Nuk eshte thjesht nje telefon dore “BlackBerry” i radhes. Ajo qe mund te thuhet eshte se padyshim modeli “8900” eshte magjepes. Kombinimi i materialit te çelikte me rafinituren e zeze si te nje pjano, si dhe ekrani i kendshem e bejne ate nje telefon shume terheqes.

Eshte nje nga aparatet me te holle dhe me te shndritshem me tastiere “QWERTY”, qe i perket serise “BlackBerry”. Tastiera eshte ne linje, si nje nga me te mirat e “BlackBerry-it”. Butonat jane te ndare dhe mund ta keni shume te lehte te shkruani me modelin “8900”. Sikunder edhe te telefoni “Bold” edhe te “8900” mund te perdorni nje buton rrumbullak qe eshte i vendosur ne qender per te lundruar ne menyre te drejtperdrejte. Eshte nje mekanizem i cili funksionon ne menyre te ndjeshme, dhe lejon nje lundrim me te shpejte te menuse, si dhe te faqeve te internetit. Sikunder e permendem edhe me siper, ekrani eshte mbreselenes, eshte model “HVGA” me rezolucion 320×480. Ajo qe mund te thuhet eshte se ky telefon permban edhe folene e kufjeve 3.5 milimetra, te pershtatur per nje eksperience mbreselenese mediatike.
Padyshim qe telefoni i dores “8900” eshte i pershtatur, si per boten e biznesit, ashtu edhe per defrim. Ka nje kamer 3.2 megapiksel me shigjete LED ne pjesen e pasme, si dhe me nje media player model “Roxio” i afte te lexoj programet, si DivX, XviD, WMV, MP4 per video, si dhe MP3, AAC, AAC+ dhe WMA per audio.
Nje nga pikat delikate te ketij aparati eshte mungesa e sistemit 3G, si dhe sherbimit “GPRS” per te dhenat. Ky telefon karakterizohet nga lidhja “Wi-Fi”.
Nese planifikoni qe telefonin “8900” ta perdorni per nje navigim te shpejte ne internet mund te thuhet se keni te gjitha mundesite.
Nese do te bejme nje vezhgim me te detajuar, si lista e kontakteve dhe marrja e mesazheve, do te vihet re se reagimi eshte i shpejte. Çdo gje eshte e adhurueshme te ky aparat, perveç faktit se i mundon sistemi 3G dhe jetegjatesia e baterise nuk eshte edhe aq mbreselenese.
Nese deshironi te keni nje cilesi te mire ne thirrjet e telefonatave apo edhe ne shkrimin e mesazheve “Curve 8900” eshte modeli qe pershtatet me shume nga BlackBerry. Ky telefon dore eshte i pranishem ne treg me nje çmim 929 dollare.

  1. Ende pa komente.
  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: