Arkiv

Archive for the ‘BlackBerry’ Category

BlackBerry sjell edhe dy modele të reja në treg.

29 Qershor, 2010 Lini një koment

Kompania Research In Motion, e njohur me shkurtesën RIM, sot ka thyer edhe një rekord të ri. Ajo thotë se ka transportuar me sukses më shumë se 11.2 milionë telefona BlackBerry, në tremujorin e parë të vitit.

Parashikimet e kompanisë janë tejkaluar për 43 për qind, krahasuar me një vjet më parë, ndërsa është thënë gjithashtu se RIM ka shitur 100 milionë telefona BlackBerry deri më tani.

Shitjet e saj, kompania Research In Motion ua ka atribuuar shteteve jashtë Amerikës Veriore, pasi që rreth 40 për qind të këtyre telefonave gjenden jashtë kësaj zone. Përveç kësaj, besohet se linja e modelit Curve 8500 ka kontribuar mjaft shumë që të arrihen këto rezultate.

Gjatë një deklarate për shtyp, përfaqësuesit e RIM kanë lënë të kuptohet se ajo së shpejti do të sjell në treg edhe dy modele të reja të BlackBerry’t, të cilat së shpejti do të mund t’i shohim publikisht. Jo-zyrtarisht është marrë vesh se njëri prej tyre do të jetë BlackBerry 9800, modelin e parë rrëshqitës me ekran të ndjeshëm në prekje.

BlackBerry OS 6 do të dal në treg gjatë muajit Shtator, dhe tashmë është bërë e ditur se ky sistem i ri operativ do të vjen bashkë me modelin e telefonit, 9800. /Telegrafi/

Pamjet e para të modelit të ri, BlackBerry 9800

isa fotografi jo-zyrtare shfaqin pamjet e modelit të ri rrëshqitës të BlackBerry 9800. Pamjet janë marrë nga një faqe kineze, e cila e konfirmon se kompania RIM po bëhet gati për modelin e saj të ri të BlackBerry 9800.

Përveç faktit, që ky model i ri i BlackBerry’t vjen me një dizajn të përmirësuar, telefoni rrëshqitës supozohet se do të përmbajë edhe 512 MB RAM, ndërsa të dhënat për procesorin e këtij modeli nuk bëhen të ditura, ekspertët thonë se kompania sigurisht do të vendos sistemin më të ri operativ BlackBerry OS 6.0, që të rris shpejtësinë gjatë punës me telefon.

Dihet se të gjitha modelet e reja paraprake të BlackBerry’t posedojnë kamerë me 5 mega-piksel, 802.11n Wi-Fi, GPS dhe input “multi-touch”, funksione të cilat nuk dyshohet se do të mungojnë edhe në BlackBerry 9800.


Blackberry shënon shitje rekord

22 Dhjetor, 2009 Lini një koment

Kompania Research in Motion (RIM) është lavdëruar me njërin prej tremujorëve më të suksesshëm për shitjen e telefonave të saj të mençur, derisa si e do zakoni, shitjen e mirë e ka përcjell edhe fitimi i madh.

RIM ka raportuar se në periudhën prej shtatorin deri në nëntor kompania ka shitur hiq më pak se 10.1 milionë telefona.

Edhe fitimet e kompanisë kanë qenë në pajtueshmëri me shitjen. Profiti gjatë këtij tremujori ka qenë 628 milionë dollarë, që është për 32% më i mirë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Të hyrat e përgjithshme janë rritur për 11%, dhe gjithsej kanë qenë 3.92 miliardë dollarë. RIM pritet që deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm të shes më së paku edhe 10.6 milionë BlackBerry.

Sipas të dhënave të RIM, aktualisht në botë janë 36 milionë shfrytëzues të Blackberry, e prej themelimit deri më sot kompania ka shitur 75 milionë prej tyre.

Permirsohet BlackBerry Bold

BlackBerry Bold 9700 është më i hollë dhe më i lehtë nga paraardhësi i tij, derisa dallohet edhe për procesori më të shpejtë, më shumë memorie, dhe trackpad të ndjeshëm në prekje.

Kompania Research In Motion (RIM) ka paraqitur versionin e ri të BlackBerry Bold, me numër dallues 9700, i cili do të duhej të zëvendësojë BlackBerry Bold 9000 i cili është paraqitur fillimisht në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Versioni i ri Bold është më i hollë dhe më i lehtë, ka më shumë memorie dhe një varg mundësish të reja. Në mesin e risive të rëndësishme është zëvendësimi i butonit të navigimit me trackpad-in të ndjeshëm në prekje.

Risitë tjera përfshijnë procesorin 624 MHZ, 256 MB flash memorie e cila mund të rritet deri në 32 GB me anë të kartelave të memories MicroSD, BlackBerry OS 5.0, si dhe fotoaparatin me rezolucion prej 3.2 megapiksela. Në të gjendet edhe mbështetja për katër frekuenca të GSM-së dhe rrjetit mobil (UMTS/HSDPA 800/850/1900/2100 e UMTS/HSDPA 900/1700/2100), WiFi, Bluetooth, si dhe GPS/A-GPS.

BlackBerry Bold 9700 do të gjendet në ofertën e operatorëve të telefonisë në mbarë botë gjatë nëntorit, përderisa çmimet do të varen nga paketat e tarifave në të cilat do të ofrohen.

Vjen stuhia e dytë e BlackBerry

Prodhuesi kanadez Research In Motion (RIM) ka paralajmëruar celularin BlackBerry Storm2 me ekran të ndjeshëm në prekje, i cili në tregje të caktuara evropiane do të duhej të paraqitej para festave të fundvitit.

BlackBerry Storm2 me pamje dhe dimensione është pothuajse identik me versionin e parë të pajisjes, mirëpo me vete sjell ekran të avancuar të ndjeshëm në prekje SurePress, version të ri të sistemit operativ (BlackBerry OS 5), si dhe mbështetje për WiFi.

Pajisja ka pamje të përdoruesit të bazuar në ekranin e ndjeshëm në prekje, mirëpo sjell një varg përmirësimesh që kanë të bëjnë me shkrimin më të shpejtë me të dhe mundësi më të mira “multitouch”, që u ofron përdoruesve të prekin njëkohësisht në më shumë pjesë të ekranit.

Në bashkëpunim me operatorin e telefonisë mobile “Vodafone” RIM para Krishtlindjeve do të lansojë BlackBerry Storm2 në shtatë tregje evropiane (Britani e Madhe, Irlandë, Gjermani, Holandë, Spanjë, Itali e Francë), derisa çmimi do të varet nga paketat dhe modelet tarifore të operatorëve të caktuar.

Lëshim sigurie në Blackberry

Sulmuesit potencial me ndihmën e dosjeve të modifikuara përkatëse . PDF mund të marrin kontrollin mbi pajisjet e pronarëve BlackBerry.

Kompania Research In Motion (RIM) ka lëshuar një arnim të sigurisë për përdoruesit të cilët për qasje në postë elektronike përdorin pajisjet BlackBerry.

Në vërejtjen e sigurisë të publikuar në faqet e veta zyrtare BlackBerry theksohet se sulmuesit potencial mund të shfrytëzojnë bashkëngjitjet përkatëse .PDF të modifikuara.

Nëse përdoruesi hapë një bashkëngjitje të tillë, ajo tenton të instalojë një softuer dashakeq dhe kështu përdoruesi i mundëson sulmuesit të merr kontrollin mbi pajisjen dhe të dhënat e tij të besueshme.

Edhe pse tani për tani nuk ka informata për keqpërdorimin e lëshimit, RIM këshillon që të bllokohen të gjitha bashkëngjitjet në postën elektronike derisa nuk të instalohet arnimi përkatës i sigurisë.