Ekran i lakueshëm AMOLED nga Samsung
Gjatë dy viteve të ardhshme Samsung ka për qëllim të filloj me prodhimin e versioneve më të qëndrueshme te ekraneve plastike AMOLED për celularë.
Ekranet e reja do të kanë mundësi të mbështjelljes dhe rezistencë më të theksuar nga goditjeve dhe dëmtimeve fizike, duke ruajtur të gjitha përparësitë e kësaj teknologjie.
Supozohet se Samsung planifikon ta arrijë këtë gjë me instalimin e TFT-së drejtpërdrejt në filmin plastik dhe me zëvendësimin e mbrojtjes së deritanishme nga vinili me një version tjetër me poliamide.
Kompania parasheh një kërkesë më të madhe të ekraneve më të holla dhe të lehta AMOLED, e këto versione më të qëndrueshme do të fillojnë prodhimin masiv nga viti 2012. /Telegrafi/



Komentet e Fundit