Hyrje > Apple, Te Rejat e Fundit > iPhone 3GS në shitje ne muajin Korrik

iPhone 3GS në shitje ne muajin Korrik


iphone3gs1 Në konferencën WWDC është paraqitur iPhone 3GS (S është për shpejtësi) i cili në shitje do të del gjatë muajit korrik. Apple në konferencën WWDC të mbajtur dje ka paraqitur shumë risi, mirëpo më interesantja padyshim është i riu iPhone 3GS. Vet dizajni fizik i pajisjes ka mbetur i njëjtë me modelin aktual 3G, mirëpo thashethemet kanë dalë të jenë bukur të sakta sa u përket risive harduerike. Pajisja lexon faqet e internetit 2.9 herë më shpejtë se modeli 3G, 3.6 herë më shpejtë shfleton dokumentet Excel, 2.4 herë më shpejtë lexon lojërat si dhe hap aplikacionin për porosi 2.1 herë më shpejtë. Për vet harduerin nuk është bërë fjalë. Telefoni ka fotoaparat prej 3 megapikselash me auto-fokus, opsionin makro dhe mundësinë e incizimit të video materialeve në rezolucion VGA dhe 30 fotografi në sekondë. Prej tani është mbështetur edhe HSPA më i shpejtë prej 7.2 Mbps. Risi është edhe Voice Control, mundësia e thirrjes dhe udhëheqjes me zë, vet iPhone mund të përgjigjet në emrin e këngës, e në të është integruar edhe mbështetja për Nike+. Sikur edhe siç thoshin thashethemet e shumta, pajisja posedon kompasin digjital si aplikacion të veçantë, mirëpo si funksionalitet është integruar edhe në Google Apps. Sistemi operativ natyrisht është iPhone OS 3.0, i cili për pronarët e pajisjeve të tanishme fillon shpërndarjen nga 17 qershori nëpërmes iTunes, pa pagesë përveç për iPod Touch. Bateria është më e qëndrueshme në krahasim me 3G – 5 orë të bisedës 3G, 12 orë 2G, 30 orë dëgjimi të muzikës, 10 orë të shikimit të video materialeve dhe 9 orë të shfletimit të internetit me anë të rrjetit WiFi. Me gjithë këto, është gjetur vend edhe për kriptim harduerik të dhënave. Dhe në fund çmimet, iPhone 3GS (16 GB) kushton 199 dollarë, derisa modeli me kapacitet prej 32 GB 299 dollarë. iPhone 3G edhe më tutje mbetet në ofertë, por vetëm versioni prej 8-gigabajt me çmim prej 99 dollarësh. iPhone i ri fillon shitjen më 19 korrik të këtij viti.

About these ads
  1. 10 Prill, 2010 te 10:12 | #2

    iphone

  2. 10 Prill, 2010 te 10:13 | #3

    une dua nje iphone

  3. 15 Prill, 2010 te 08:21 | #4

    me 99$ ku blihen se dua ta bjej une nje te tille ?

  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: